6.1 C
Pristina
E enjte, 13 Maj, 2021

Arian Xhezairi: Viruset në facebook me foto erotike

Më të lexuarat

Në rrjetin më të famshëm social Facebook shumë herë shfaqen viruse me foto të ndryshme e shumë herë me përmbajtje erotike. Klikimi ynë në artikujt e tillë rezulton me publikimin e tyre në wallin tonë automatikisht dhe pa dëshirën tonë. 

Në lidhje me këtë në llogarinë e tij në Facebook, i nderuari Arian Xhezairi ka dhënë komentin e tij:

“Më thoni ju lutem, çka mund të jetë më qesharake dhe njëkohësisht turpëruese sesa kur futesh në Facebook dhe sheh vargun e gjatë të miqëve të infektuar me atë virusin që poston foto erotike pastaj pa vetëdijen tonë?! Kuptohet duhet të ju kishte lezetuar me gjasë për ta klikuar.

Por çfarë më befason është që nuk më ndodhi deri sot të has nga mesi i atyre me profile të infektuara e të ishte femër. Nëse kjo bile afërsisht qëndron, atëherë edhe duhet të na tregoj diçka mendoj, jo?!

Është gabim nëse mendojmë se në kompjuter nuk duhet të aplikojmë rregulla individuale për shfrytëzim të internetit. Pa kurrëfar dyshimi kërkohet ta bëjmë veten terbije edhe këtu, se thuhet ‘sekretet t’gjitha dalin në shesh një ditë’.

Dhashtë Zoti e mos t’jetë mënyra e lartëpërmendur të na shplojë marren.” /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit