9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Apple edhe pse shet më pak telefona fiton shumë

Më të lexuarat

Gjiganti teknologjik Apple ka shitur më pak telefona në tre muajt e fundit të vitit 2017, në krahasim me një vit më herët, por çmimi më i lartë ka kompensuar rënien.

Kompania ka njoftuar të hyra rekorde prej 20 miliardë dollarëve, pas shitjeve të suksesshme në Japoni dhe Evropë.

Rezultatet kanë treguar edhe “shkëlqimin” e parë të shitjeve të iPhone X, që kushtoi më shumë se 1000 dollarë kur doli në shitje.

Teksa numri total i iPhoneve të shitur në periudhë ra për 1 për qind në krahasim me vitin e kaluar në 77.3 milionë njësi, iPhone X mbeti modeli më i suksesshëm i kompanisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit