21.5 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Ankaraja anulon licencën e përfaqësisë turke të “Mercy Corps”

Më të lexuarat

Qeveria turke ka anuluar licencën e përfaqësisë turke të “Mercy Corps”, e njohur si organizatë ndërkombëtare humanitare me seli në SHBA, me motivacionin për “angazhim në aktivitete jashtë qëllimit dhe nxjerrje ilegale të parave jashtë shtetit”…

Qeveria turke ka anuluar licencën e përfaqësisë turke të “Mercy Corps”, e njohur si organizatë ndërkombëtare humanitare me seli në SHBA, me motivacionin për “angazhim në aktivitete jashtë qëllimit dhe nxjerrje ilegale të parave jashtë shtetit”.

Ministria turke e Punëve të Brendshme vlerësoi me hollësi një sërë denoncimesh, informatash dhe lajmesh të ndryshme në lidhje me OJQ-të e huaja dhe inspektoi zyrat e përfaqësisë turke të “Mercy Corps”. Si rezultat i inspektimeve, Ministria e Punëve të Brendshme vendosi të anulojë licencën e përfaqësisë turke të organizatës në fjalë.

Në motivacionin e këtij vendimi theksohet se “përfaqësia turke e ‘Mercy Corps’ është angazhuar në aktivitete jashtë qëllimit duke mos respektuar licencën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe ka nxjerrë jashtë shtetit shuma të konsiderueshme parash pa informuar asnjë organ përkatës duke shkelur kështu dispozitat ligjore, që rregullojnë parimet dhe procedurat për të nxjerrë para jashtë shtetit”.

Motivacioni i vendimit të Ministrisë së Brendshme të Turqisë sqaron gjithashtu se përfaqësia e “Mercy Corps”, e cila nuk ka marrë lejet e nevojshme të punësimit për të huajt dhe nuk ka siguruar disa prej punonjësve të saj, ka organizuar trajnime dhe kurse pa u pajisur nga organet turke me lejet përkatëse, s’ka mbajtur regjistrat e detyrueshme sipas Ligjit për Organizatat Jofitimprurëse, nuk ka respektuar dispozitat e ligjit në fjalë për mbajtjen e regjistrave në gjuhën turke dhe për sistemim-arkivimin e dokumenteve, si dhe iu është shmangur tatimeve në disa pagesa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit