10.8 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Holanda bën kthim 180 gradë

Më të lexuarat

Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme, në të cilat fituese doli Partia Popullore për Liri dhe Demokraci, e Kryeministrit Mark Rutte, filluan të bëhen deklarata për nevojën e uljes së tensionimit me Turqinë.

Pas skandaleve të jetuara mes Turqisë dhe Holandës, kjo e fundit pas zgjedhjeve të mbajtura dje bëri një kthim pothuajse për 180 gradë.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme, në të cilat fituese doli Partia Popullore për Liri dhe Demokraci, e Kryeministrit Mark Rutte, filluan të bëhen deklarata për nevojën e uljes së tensionimit me Turqinë.

Ministrja e Mbrojtjes, Xhenin Henis-Plashert (Jeanine Hennis-Plasschaert) në deklaratën e bërë për gazetarët në Hagë tha se në krizën që jetohet me Turqinë duhet të mbahet një qëndrim më pajtues.

Ministrja e Mbrojtjes mohoi pretendimet se Kryeministri Mark Rutte ka rritur tensionimet me Turqinë për të fituar më shumë vota në zgjedhje.

Mirëpo në sondazhet e bëra para zgjedhjeve, Rutte dhe lideri i të djathtës ekstreme, Geert Wilders kanë qenë të barabartë në vota, ndërsa Rutte shtoi numrin e votave pas krizës së jetuar ditën e shtunë.

Edhe pse partia e Mark Rutte shënoi ulje në numrin e votave, ajo fitoi për të tretën herë në zgjedhje dhe prej 150 karrigeve të parlamentit holandez i fitoi 33 karrige.

Udhëheqja e Holandës ditën e shtunë nuk kishte lejuar uljen e avionit të Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ndërsa Ministren e Familjes dhe Politikat Sociale, Fatma Betul Sayan Kaya nuk e kishte lejuar të hyjë në godinën e konsullatës turke në Rotterdam.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit