17.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Anija nga vendet skandinave niset për të thyer bllokadën në Gaza

Më të lexuarat

Një anije me ndihma humanitare, e cila ka filluar lundrimin e saj  nga një port në Suedi, tani është rrugën detare për në Rripin e Gazës për të thyer bllokadën shumëvjeçare të Izraelit në territorin varfër palestinez.
 
Marianne e Gothenburg-ut, anija e cila është pjesë e Flotiles së Lirisë III , një lëvizje paqësore për të thyer rrethimin e Gazës, filloi lundrimin e saj të dielën.
 
Ajo do të ndalet në këto porte detare, në Helsingborg, Malmö dhe Kopenhagen dhe portet e tjera që do të shpallen më vonë, para se të vazhdon rrugën e saj për në Gaza.
 
Anija mbartë panele diellore, pajisje mjekësore, si dhe pesë anëtarë të ekuipazhit dhe tetë pasagjerë, sipas një deklarate nga ana e organizatës Anija për Gaza, një prej dy grupeve që ka blerë anijen.
 
Organizata ka bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të bllokadës detare të Gazës, hapjen e portit Gaza dhe një pasazh, vend-kalim të sigurt për palestinezët në mes Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës.
 
Izraeli ka thënë se do të ndalojë hyrjen e anijes të cilën Izraeli e quan anije të paautorizuar në Gaza.
 
Në muajin maj të vitit 2010, Izraeli e sulmoi një flotile civile për në Gaza në ujërat ndërkombëtare në Detin Mesdhe, duke vrarë nëntë shtetas turq në bordin e anijes Mavi Marmara e cila ishte nisur nga Turqia me flamurin turk.  
 
Rreth 50 njerëz të tjerë që ishin pjesë e ekipit në karvanin prej gjashtë anijeve u plagosën në sulmin ndaj flotiljes, e cila kishte vendosur të lundronte nga Turqia për të ofruar ndihma humanitare në Gaza
 
Në Rripin e Gazës që është nën një rrethim shkatërrues nga bllokada e Izraelit që nga viti 2007. Bllokimi, i cili ka e ka izoluar, mbyllur territorin palestinez nga bota e jashtme, është shkaktari i rritjes së krizës ekonomike dhe humanitare në enklavën me popullsi të dendur.
 
Populli i Gazës, gjithashtu, përballet me pasojat  shkatërruese nga sulmet e Izraelit në verën e kaluar, 2014, ku humbën jetën rreth 2.200 njerëz, u shkatërruan shkolla, spitale, fabrika…
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit