12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Arabinë Saudite bënë haxhin pas pranimit të Islamit

Më të lexuarat

Simon Collis, ambasadori i Britanisë së Madhe në Arabinë Saudite ka bërë haxhin këtë vit, duke u bërë diplomati i parë britanik që bënë këtë adhurim.

Ky lajm është dhënë nga një profil në Twitter dhe ka konfirmuar CNN në gjuhën arabe, duke shkruar:” Ambasadori i parë Britanisë së Madhe në Arabinë Saudite bënë haxhin pas pranimit të Islamit”.

Edhe çifti Collis e kanë bërë retweet këtë lajm për të konfirmuar se ata janë duke bërë haxhin.

Screenshot_166

Ai ishte ambasadorë më herët edhe në Irak, Siri dhe Katar. Ai ka studiuar gjuhën Arabe dhe ka shërbyer në mision diplomatik në Lindjen e Mesme dhe Azinë Veriore.

Haxhi është një nga 5 kushtet e Islamit, që obligohet një besimtarë që ka mundësitë njëherë në jetë të shkojë në Meke. Tani haxhilerët janë në përfundim të këtij adhurimi shumë të rëndësishëm./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit