12.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Ambasadorët vullnetarë të TIKA-s do të formojnë një bibliotekë në Kenia

Më të lexuarat

“Ekipi i Kenias” ka vizituar shkollat ku do të kryejnë punimet restauruese në kuadër të programit “Shkëmbimi i Përvojave – Afrika 2017”

ANKARA (AA) – ZUHAL DEMİRCİ

Ambasadorët vullnetarë të TIKA-s filluan punimet në Kenia në kuadër të programit “Shkëmbimi i Përvojave – Afrika 2017”, i cili përfshin vizita në 18 vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme, nga 200 studentë universitarë, program ky i cili zhvillohet nën koordinim të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe në bashkëpunim me Radio Televizionin Publik të Turqisë (TRT) dhe Anadolu Agency (AA).

Ambasadorët vullnetarë që kanë mbërritur në Kenia në kuadër të programit kanë vizituar zyrën e TIKA-s që kryen koordinimin e programit në kryeqytetin Nairobi. Koordinatori i programit, Emre Yüksek dhe ekipi i tij krahas aktiviteteve të TIKA-s iu ka dhënë informacione studentëve edhe rreth Afrikës dhe Kenias.

Në këtë prezantim janë dhënë informacione kryesisht mbi rëndësinë rajonale të Kenias në Afrikën lindore, ndarjet etnike në vend dhe problemet e zhvillimit, si dhe janë përcaktuar objektivat që përfitojnë nga aktivitetet dhe projektet e TIKA-s.

“Ekipi i Kenias” më pas ka vizituar shkollat ku do të kryejnë punimet restauruese në kuadër të programit.

Ambasadorët vullnetarë do të formojnë bibliotekë në Kenia 

Studentët fillimisht kanë vizituar shkollën “North High Ridge” ku dhe do të kryhen punimet e lyerjes së saj dhe të rregullimit të territorit.

Zv.drejtoresha e shkollës, Monica Maina, ka dhënë informacione të detajuara rreth shkollës për studentët e ardhur nga Turqia. Ajo pasi ka vënë në dukje se shkolla krahas klubeve të diskutimit dhe mjedisore është një institucion që kryeson me aktivitete të ndryshme sociale, është shprehur se shumica e nxënësve jetojnë në lagjen e varfër Deepsea.

“Shumica e nxënësve vijnë në shkollë madje dhe pa ngrënë mëngjesin. Ushqimi me misër dhe fasule i shpërndarë në drekë nëpërmjet Programit Botëror të Ushqimit nënkupton një domethënie të madhe për to”, tha Maina.

Ndër të tjera duke shtuar se kanë vështirësi në sigurimin e nevojave themelore si uniforma për shkollën dhe materiale të tjera, Maina është shprehur “Siç e shikoni ndërtesat nuk janë restauruar që nga dita që ato janë ndërtuar. Vetëm dera kryesore është lyer nga deputeti i zonës. Jemi të sigurtë se me restaurimin dhe ndihmën e pajisjeve shkolla jonë do të jetë më e mirë. Shpreh falënderimet për ju dhe Turqisë për ndihmat e kryera.”

Më pas studentët kanë vizituar shkollën fillore Mukuru e cila ka vetëm një mur në mes me shtëpitë e ndërtuara me llamarina të cilët ndodhen në zonën industriale në kryeqytetin Nairobi, ku pasi kanë marrë informacione nga autoritetet e shkollës studentët kanë vëzhguar vendin ku do të formojnë bibliotekën.

Drejtoresha e shkollës Mukuru, Namai Kasina, ka dhënë informacione rreth historisë së shkollës dhe është shprehur se të gjithë nxënësit vijnë nga lagjja e varfër Mukur ku edhe shkolla mban këtë emër.

Pasi ka bërë të ditur se shkolla është ndërtuar në vitin 2010 nga qeveritë e Kenias dhe Gjermanisë, Kasina ka vënë theksin se me rritjen e popullsisë është rritur paralelisht edhe numri i nxënësve ku shkolla fillore Mukuru me 1.650 nxënësit e saj është shkolla më e populluar në mesin nënrajoneve të tjera të Nairobit.

Kasina ka cekur faktin se shumica e nxënësve vijnë nga familje me një prind dhe se shumica e prindërve nuk punojnë për shkak se janë të sëmurë. Më tej Kasina ka shtuar se nxënësit pasi konsumojnë një pjesë të ushqimit i cili shpërndahet në kuadër të Programit Botëror të Ushqimit, pjesën e mbetur e vendosin në një qese duke ia dërguar motrave dhe vëllezërve të tjerë në shtëpi. Ndër të tjera duke bërë të ditur se nevoja më e madhe në shkollë është një bibliotekë dhe laboratori i kompjuterëve, Kasina ka shprehur falënderimet për ambasadorët vullnetarë të cilët do të formojnë një bibliotekë në shkollë.

“Afrika ka nevojë për ndihmë në çdo aspekt”

İbrahim Tuna, një prej ambasadorëve vullnetarë duke tërhequr vëmendjen se kontinenti afrikan ka nevojë për ndihmë në çdo aspekt, ka bërë vlerësimin:

“Është prej detyrave thelbësore të gjejmë zgjidhje për problemet që përballemi gjatë vizitave në vend. Por sigurimi i zgjidhjes së përhershme iu takon njerëzve që jetojnë këtu. Fillimisht duhet të balancohet niveli i mirëqenies së popullatës në mënyrë që të mos humbë vlera e investimeve të bëra këtu dhe për të mos ndikuar negativisht. Ndryshimi i statusit këtu mes njerëzve vërehet qartë. Brenda 10 km mund të vëreni vendbanime krejtësisht të pavarura dhe krejt ndryshe nga njëri-tjetri. Pothuajse në çdo vend jashtë qendrës së Nairobi-t nuk ofrohet shërbimi infrastrukturës. A ka ndonjë punim të qeverisë në kuptimin e shërbimit këtu? Nuk kam dijeni për këtë çështje. Aktualisht kam një kuriozitet se përse dhe se si janë mësuar njerëzit që jetojnë këtu me këto probleme? A nuk sjell ndonjë reagim tek njerëzit mungesa dhe mos ofrimi i shërbimeve?. Shkurtimisht kjo është përshtypja ime e parë në Kenia.”

Ndërsa edhe Abdullah Yiğit, një prej ambasadorëve vullnetarë, ka bërë të ditur se ka një ndryshim serioz kryesisht mes zonës së sigurtë ku ndodhen institucionet dhe organizatat e huaja dhe pjesës tjetër të qytetit. Ai ka shtuar se ky ndryshim i ka dhënë një ide rreth situatës së përgjithshme të Afrikës. Më tej Yiğit, është shprehur se pamjaftueshmëria e punimeve për infrastrukturën në qytet, për rrugët, tabelat dhe ndriçimi formojnë një çrregullim i cili shkakton eliminimin e sensit të sigurisë dhe besimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit