19.1 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Aleatët e NATO-s kundërshtojnë idenë e Macronit për dërgimin e trupave në Ukrainë

Më të lexuarat

Aleatët kanë përjashtuar edhe një herë dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, duke përsëritur se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me ndihmë ushtarake

Vendet e NATO-s, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë thanë se vendet perëndimore nuk do të dërgojnë trupa tokësore në Ukrainë, duke hedhur poshtë deklaratën e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron, raporton Anadolu.

Aleatët kanë përjashtuar edhe një herë dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, duke përsëritur se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me ndihmë ushtarake.

“Ajo që është rënë dakord mes nesh që nga fillimi vlen edhe për të ardhmen, se nuk do të ketë trupa tokësore, nuk do të ketë ushtarë në Ukrainë që do të dërgohen nga shtetet evropiane, apo shtetet e NATO-s”, u tha gazetarëve kancelari gjerman Olaf Scholz të martën.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi Macron kishte sugjeruar dërgimin e trupave tokësore perëndimore në Ukrainë për të mbështetur ukrainasit në mbrojtjen e vendit të tyre kundër Rusisë.

“Nuk ka asnjë konsensus sot që trupat tokësore duhet të vendosen në mënyrë zyrtare, nuk duhet të përjashtohet asnjë mundësi”, tha Macron në një konferencë për media në Paris, pasi priti liderët perëndimorë në konferencë ku u diskutua për mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik Rishi Sunak tha se vendi i tij nuk kishte plane për dislokim ushtarësh në shkallë të gjerë në Ukrainë, përveç numrit të vogël të personelit që tashmë trajnon forcat ukrainase.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden beson se “rruga drejt fitores” është dërgimi i ndihmës ushtarake në Kiev “që trupat ukrainase të kenë armët dhe municionet që u nevojiten për t’u mbrojtur”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se “presidenti Biden ka qenë i qartë se SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë”.

Vende si Polonia, Spanja dhe Çekia shprehën gjithashtu kundërshtimin e tyre ndaj deklaratës së Macronit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca nuk ka plane të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit