16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Albin Kurti: Ushtria më transparente që ka luftuar në rajon

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar, me rastin e hapjes së arkivave të ish-UÇK-së, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është “ushtria më transparente që ka luftuar ndonjëherë në rajon”.

Ai pretendon se arkivat e UÇK-së “kanë qenë gjithmonë të hapura për UNMIK-un, gjykatën e Hagës, EULEX-in dhe publikun e gjerë”.

 “Serbia nuk i ka hapur arkivat”

Ai ka thënë për ATV-në se nuk ka asnjë dokumentacion të UÇK-së që të mos jetë bërë dokumentar apo fejton.

Ai përmendi se Serbia nuk i hapi arkivat e saj.

5“Serbia dëshiron të aludojë se ju keni gjëra që i fshihni, gjë që nuk është e vërtetë. Me këtë ofensivë ajo kërkon të mbrohet nga fakti që nuk e hapi arkivin”, tha Kurti. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit