20.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

AA filmon “tregun më të madh të heroinës në pjesën lindore” të SHBA-së”

Më të lexuarat

Sipas të dhënave nga Departamenti i Shëndetësisë së Philadelphias, në vitin 2020 në rajon kanë humbur jetën 1.214 persona nga mbidoza dhe se kjo shifër rritet çdo vit

Në rajonin Kensington të Philadephias i cili është një nga qendrat e krizës së drogës në SHBA dhe që përmendet si “tregu më i madh i heroinës në pjesën lindore” tërheqin vëmendjen pamjet tmerruese që paraqesin qindra njerëz, shumica të pastrehë teksa përdorin drogë nëpër rrugë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rrugët e Kensingtonit të mbushur plot me njerëz që përdorin drogë të cilët janë filmuar nga AA, paraqesin përpara syve dimensionin e krizës së të pastrehëve dhe të drogës.

Në lagjen e cila cilësohet si “tregu më i madh i heroinës në pjesën lindore” thuhet se shumë të varur vijnë nga jashtë qytetit dhe rajonit dhe se disa prej këtyre personave nuk largohen nga kjo zonë.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Shëndetësisë së Philadelphias, në vitin 2020 në rajon kanë humbur jetën 1.214 persona nga mbidoza dhe se kjo shifër rritet çdo vit.

Zyrtarët, rritjen e vdekjeve e lidhin me një drogë sentetike e emërtuar fentanil që ndodhet brenda heroinës që shitet në zonë dhe përdorimi i së cilës është rritur në kohët e fundit.

Sipas Institutit Kombëtar Amerikan të Shëndetësisë (NIH) fentanil është një lloj qetësuesi opioid për dhimbje që është 50 deri në 100 herë më i fuqishëm se morfina dhe që nga viti 2013 llogaritet si shkaktari numër një për vdekjet nga mbidoza dhe e krizave të drogës në SHBA.

Guvernatori i rajonit të Pensilvanisë, Tom Wolf, pas një vizite që zhvilloi në muajin shtator në Kensington kërkoi falje për shkak të shkatërrimit që ka shkaktuar kriza e drogës në qytet.

Wolf tha se të varurit nga droga meritojnë një trajtim dhe mbështetje cilësore si dhe premtoi për të luftuar krizën e drogës që kanë shkaktuar opioidet.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit