12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Akuza e radhës e Trump: Obama dhe Clinton krijuan ISIS-in

Më të lexuarat

Donald Trump ka akuzuar Hillary Clintonin dhe Barack Obaman për krijimin e ISIS-it, ndërsa po fliste në një tubim të Republikanëve në Biloxi, Mississippi.

Sipas “The Telegraph”, Trump tha: “Ata kanë disa persona të pandershëm. Ata kanë krijuar ISIS-in… Hillary Clinton krijoi ISIS-in me Obaman”.

Kandidati Republikan për President të SHBA-ve komentoi edhe trazirat në Tehran në Ambasadën e Arabisë Saudite si reagim ndaj ekzekutimit të klerikut mysliman, sheikut Nimr al-Nimr.

“Në Tehran, ata po e djegin Ambasadën Saudite, a po e shihni? Ajo që po ndodhë atje është se Irani po dëshiron ta marr nën kontroll Arabinë Saudite. Gjithmonë këtë e kanë dashur. Ata po dëshirojnë naftë, a po e kuptoni? Gjithmonë këtë e kanë dashur”, ka thënë Trump.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit