6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Akoma s`jemi njohur me dëshmitë

Më të lexuarat

Ambasadori amerikan në Shkup Pol Volers tha sot se pret që të shohin gjykimin dhe dëshmitë dhe se sipas tij, do të ndiqet nga afër ky proces gjyqësor.

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Pol Volers deklaroi se ambasada akoma nuk është e njohur me dëshmitë kundër personave të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Ambasadori Volers tha se pret që të shoh gjykimin dhe dëshmitë dhe se sipas tij, do të ndiqet nga afër ky proces gjyqësor.

“Nëpër botë ka ngjarje terroriste, dhe ne kemi qenë viktima të terrorizmit, dhe nuk dij se kjo çështje këtu kuptohet me seriozitet. Duhet të presim, të shohim procesin gjyqësor dhe dëshmitë”, deklaroi Volers, i pyetur se a ballafaqohet Maqedonia me kërcënimin e islamizmit radikal.

Ambasadori Volers shfaqi shpresën se sistemi gjyqësor do të funksionojë sipas ligjeve, që qytetarët të mund të kenë siguri se janë dënuar njerëzit e vërtetë.

“Ne po ndjekim zhvllimet pas vrasjes mizore më 12 prill dhe ndjejmë keqardhje dhe dhimbje me familjet e të vrarëve. Nga afër jemi duke ndjekur procesin, arrestimet dhe hetimet. Do të ndjekim edhe procedurën gjyqësore. Me rëndësi është që të respektohen procedurat e drejta, që ata që kanë kryer këtë vepër të tmerrshme të nxirren para drejtësisë. Sistemi i drejtësisë duhet të veprojë sipas rregullave dhe ligjeve, që qytetarët të kenë besimin se janë dënuar njerëzit e vërtetë. Ministrja Jankullovska tha vetë se do të ndiqet procedura dhe nuk do të ndodhë që të ndodhë diçka e kundërt”, deklaroi ambasadori amerikan në Maqedoni, Pol Volers./INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit