11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Agjërimi: disiplinimi i shpirtit përmes thyerjes se dy dëshirave bazë: ushqimit dhe seksit – Imam Gazaliu

Më të lexuarat

Dobitë e urisë vullnetare dhe të kēqijat e ngopjes – Imam Gazaliu
Në aspektin e tij më minimal dhe thelbësor agjerimi konsiston ne braktisjen vullnetare të ngrenies dhe pirjes si edhe abstenimit seksual përgjatë orarit të agjerimit. E gjitha kjo kryhet për hir të Zotit dhe si një formë disiplinimi të shpirtit. Një aspekt jashtëzakonisht i rëndësishëm i agjërimit gjatë Ramazanit konsiston në ushtrimin shpirtëror të vendosjes nën kontroll të dy dëshirave baza njerëzore 1) Ushqimi, 2) seksi.
Në librin e tij të mirënjohur, Ihja ulum el-din (Ripërtëritja e dijeve fetare), Imam Gazaliu i kushton një seksion të veçantë disiplinimit të shpirtit përmes thyerjes se këtyre dy dëshirave. Në prologun e tij, Gazaliu përmbledh rreziqet e grykësisë dhe epshit të tepruar, duke vënë në duke se ato janë ‘më të mëdhatë e veseve mortore’. Ngimja ose ngopja e inkurajon epshin, i cili nga ana e tij shpie drejt një larmie të të metave të mëtutjeshme, pasi fama dhe pasuria nuk janë asgjë më tepër se sa mjete me anë të të cilave njeriu kënaq nepset e tij më të ulëta, dhe çojnë në armiqësi, padrejtësi dhe kalbëzim.
Teksti që kemi sjellë këtu është pjesa në të cilën Gazaliu ofron një ekspoze e vlerës së urisë vullnetare dhe një dënim i ngimjes. Qëllimi i autorit është strategjik, pasi më tutje gjatë librit ai ka për të shpjeguar se uria është një mjet, jo një qëllim, dhe se ideali i cili duhet synuar është përmbajtja e vehtes. Në këtë tekst, Gazaliu shpjegon në mënyrë të detajuar se uria vullnetare ka ka dhjetë dobi:
(I) ajo dëlirëson aftësisë e perceptimit shpirtëror; (II) zbut zemrën dhe e bën atë më pranuese ndaj mëshirës hyjnore; (III) është një formë e përunjësimit të egos; (IV) e përkujton rishtarin për vuajtjet e skamnorëve, dhe për ndëshkimet e ferrit; (V) dobëson veten pasionante, dhe mudnëson kontrollimin e nxitjes seksuale me më tepër lehtësi; (VI) bën që kërkimtari të ketë nevojë për më pak gjumë; (VII) pakëson kohën e harxhuar në përgatitjen dhe ngrënien e ushqimit; (VIII) ka dobi për shëndetin; (IX) kursen para; (X) dhe, kësodore, mundëson bindjen ndaj urdhërit të Zotit për të ndihmuar të varfërit.
Teksti që po paraqesim sot do te vijohet nga një tjetër tekst i Imam Gazaliut në cilën ai paraqet një ekspoze e metodës me anë të së cilës disiplina përdoret për t’i vënë frerë lakmisë së barkut
Në tekstin që do të vijojë Gazaliu shpjegon se si kërkimtari shpirtëror ka katër detyra sa i përket ushqimit. (I) Ai duhet të hajë vetëm ushqimin që është i ligjshëm; (II) ai duhet të vlerësojë dhe reduktojë shpeshtësinë e ngrënies; (III) ai duhet të vlerësojë dhe kontrollojë shpejtësinë me të cilën ai ha, dhe (IV) ai duhet ta këqyrë me kujdes llojin e ushqimit që po ha, dhe të sigurohet që po shmang luksin. Të gjitha këto duhet të hulumtohen me një shkallë të lartë rreptësie, dhe Gazaliu shpjegon në njëfarë imtësie metoda të caktuara që duhen ndjekur.
Erasmus
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit