23 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Agjenti që ka siguruar Obamën raportohet se ka bërë vetëvrasje

Më të lexuarat

Nga Washingtoni raportohet se një agjent i shërbimit sekret, i cili e ka mbrojtur presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, ka ndërruar jetë pas asaj që duket si vetëvrasje.

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press citojnë burimet e tyre të kenë thënë se agjenti Rafael Prieto ishte nën hetime se nuk e kishte lajmëruar lidhjen e tij me një qytetare të huaj.

Rregullat e Shërbimit Sekret kërkojnë nga të punësuarit që ta lajmërojnë agjencinë për çfarëdo lidhje me qytetarë të huaj, për tu siguruar se nuk ka asnjë rrezik për sigurinë kombëtare.

Shërbimi Sekret përmes një deklarate tha se “Pietro ka pasur një karrierë të shquar për 20 vjet me Shërbimin Sekret, që është shënuar me dedikim, arritje dhe shoqëri”, dhe se agjenisë i vjen shumë keq për këtë humbje.

Shërbimi Sekret mbronë jetën e presidentit dhe të familjes së tij dhe gjithashtu heton falsifikimin e monedhave dhe krimeve të tjera financiare./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit