16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Erdoan nesër viziton Rusinë

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan nesër do të fillojë një vizitë në Rusi. Gjatë vizitës që është shumë e rëndësishme do të zhvillohet edhe Mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi

Marrëdhëniet Diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Rusisë kanë zanafillën shekuj më parë. Me themelimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë në vitin 2010 u gjallëruan edhe marrëdhëniet ekonomike.

Ndërkaq janë përshpejtuar punimet që vëllimi tregtar ndërmjet dy vendeve në vitin 2015-të të arrijë në 100 miliardë dollarë. Këshilli deri tani është mbledhur 3 herë.

Mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi do të mbahet në qytetin e Shën-Petërburgut në datat 21-22 nëntor.

Këtë vit mbledhja realizohet për të katërtën herë nën drejtimin e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan dhe Presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Temat kryesore që do të trajtohen në këtë mbledhje do të jenë zhvillimet dypalëshe në fushat e tregtisë, ekonomisë, energjisë dhe në fushat humanitare.

Gjithashtu në këtë samit do të vlerësohen edhe zhvillimet lidhur me projektin e centralit të parë bërthamor të Turqisë që do të ndërtohet nga rusët në provincën Akkuju si dhe zhvillimet në lidhje me gazsjellësit Rryma e Jugut./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit