22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Adem Mehmet Hoxha (1914 – 1979)

Më të lexuarat

Një prej figurave të njohura të Malësisë së Gjakovës është edhe Adem Mehmet Hoxha.

Adem Mehmet Hoxha lindi në fshatin Degë të rrethit Tropojë .

Që në moshë të re shfaqi interes të madh për dijen dhe besimin, gjë e cila e shtyu të drejtohej dyerve të medreseve për ta përfunduar atë me sukses, dhe më pas për të qenë “shpërndarës” i dritës së dijes dhe besimit në të Madhin Zot.

U dënua nga regjimi i kohës për pikëpamjet e tij në kundërshtim me sistemin që u instalua në Shqipëri. U burgos prej 06 Prillit 1964 deri më 20 Janar 1973.

Kontributi i tij deri në vitet 60 u shfaq në shume drejtime, mësues, teolog, myfti, sekretar rinie, nënprefekt, etj.

Njerizit më të njohur të fshatit Degë e më gjerë, si: Selim Sokoli, Haxhi Sokoli, Xaje Halimi dhe ish bashkëshortja e tij Sanije Sherifja , etj., tregojnë Adem Hoxha ishte njeri me horizont të gjerë në dije dhe asnjëherë nuk i ndahej librit.



Adem hoxha ne medrese vitet 30

Ademi dha kontribut të madh për çlirimin e vendit, për këtë arsye atij ju dogj kulla trekatëshe tre herë nga forcat gjermane.

Ai nuk ishte vetëm hoxhë, por dhe mësues i mirë përgatitur dhe shumë i aftë, ai dha një ndihmesë të madhe arsimit dhe motoja e tij ishte që nxënësit e tij të shkëlqenin në te gjitha lëndët , sidomos në matematikë.

Kudo që ai shkonte ishte në krye të kuvendit. Ai doli haptas kundër regjimit komunist që u vendos në Shqipëri.

Ai i tha sekretarit të parë të partisë : Për popullin asgjë s’po bëhet!, një fjalë e tillë në atë kohë

Organi I PPSH “ Zëri i Popullit” po mashtron, po fsheh të vërtetën.

Komunizmi është kundër Zotit dhe kundër popullit, kështu që nuk do vazhdojë gjatë rruga e tij. E vërteta ka nisë për të ardhë, na ka paralajmëruar për këtë i dërguari i Allahut, Muhamedi (a.s.)

Kontributi i tij për Çlirimin e vendit, për edukimin dhe arsimimin e brezave, nuk kishte rëndësi përderisa propagandoi kundër regjimit.

Në gjyqin kundër tij kur gjyqtari e pyeti : A je i kënaqur me pushtetin popullor?

U përgjigj “Jo” tre herë.

Rexhep Hasani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit