12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

ABAS: KA ARDHUR KOHA QË OKB TË PRANOJË ANËTARËSINË E PALESTINËS

Më të lexuarat

Kryetari i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abas, në fjalën që mbajti në Forumin Ekonomik Botëror në Stamboll lëshoi thirrjen: “Tani OKB-ja duhet ta pranojë anëtarësinë e Palestinës”.

Një nga mysafirët e rëndësishëm të Forumit Ekonomik Botëror që zhvillohet sot në Stamboll ishte Kryetari i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abas.

Mahmud Abas ndau edhe një herë me opinionin publik botëror problemet me të cilat përballet sot populli palestinez. “Izraeli nuk zbaton vendimet e marra nga institucionet ndërkombëtare, nuk bën asnjë gjë për arritjen e konsensusit”, u shpreh ai.

“Sot është data 5 qershor. Kanë kaluar 45 vjet nga pushtimi Bregut Perëndimor. Fatkeqësisht një zgjidhje me dy shtete sot përballet me shumë probleme. Dhe penguesi i vetëm i kësaj zgjidhjeje është zgjerimi i vendbanimeve që Izraeli bën duke mos pasur asnjë bazë legjitime. Izraeli dëshiron që Jerusalemin Lindor ta izolojë të gjithin nga rajoni arab”, u shpreh lideri palestinez.

Sot Palestina gëzon një strukturës institucionale të njohur e të pranuar nga 133 shtete. Edhe Kombet e Bashkuara duhet ta pranojnë anëtarësinë e Palestinës pa e zvarritur edhe më shumë këtë çështje, nënvizoi Abas.

Në fjalën e tij kreu i autoritetit palestinez foli edhe për projektet e mëdha që vazhdojnë dhe për mundësitë për investim që ofron vendi i tij duke u bërë thirrje pjesëmarrësve në Forumin e Stambollit të investojnë në Palestinë, në veçanti në Jerusalem.

Në këtë mënyrë, sqaroi Abas, do të jetë e mundur hedhja e hapave drejt partneriteteve fitimprurëse, por vizitorët do të gjejnë shansin të vizitojnë dhe shikojnë nga afër izolimin e Palestinës./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit