23 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

A të filloj hatme të re apo të vazhdoj ku jam kur të filloj Ramazani?

Më të lexuarat

Pyetja:

Jam duke bërë hatme Kuranin dhe tashmë në Ramazani do të më zërë në gjysmë, a të vazhdojë këtë hatme apo është më mirë të nis nga fillimi?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i takon Allahut që po na vjen Ramazani, e na e mundësoftë ta presim dhe të ia japim hakun. Allahu na e lehtësoftë agjërimin, Kuranin dhe gjitha adhurimet e tjera që do i bëjmë në këtë muaj të bekuar.

Sa i përket leximit të Kuranit është tejet mirë që pyetësi lexon në vazhdimësi Kuran, dhe kështu duhet të jetë muslimani që vazhdimisht të bëj hatme.

Tani nëse mbërrin Ramazani pa e përfunduar një hatme nuk është nevoja të kthehesh nga fillimi asnjëherë vetëm e vazhdon, e përfundon dhe kthehesh e lexon përsëri nga fillimi tjetrën dhe kështu me radhë.

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit