13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

A pranohet pendimi nëse kthehem përsëri në gjynah?

Më të lexuarat

Pyetja:

Unë bëj gjynah dhe pastaj pendohem për të. Por më pas, epshi im, i cili shpie kah e keqja (nefsul emmare), më kthen përsëri në atë veprim. Me këtë, a zhvleftësohet teubeja e parë dhe a mbetet gjynahu i parë dhe ai pas tij?

Përgjigjja:

Pjesa dërrmuese e dijetarëve thonë se nuk është kusht për vlefshmërinë e teubes që të mos kthehet më në gjynah. Vlera e teubes qëndron në braktisjen e gjynahut, pendimin prej tij dhe vendosjen e prerë për shmangien e tij. Nëse ndodhin përsëri gjynahe, atëherë trajtohet si ai që bën gjynah të ri. Atij i nevojitet pendim i ri për atë veprim, ndërsa pendimi i parë mbetet i vlefshëm.

 

Marrë nga libri: “Dëshiroj të pendohem, por…” – Shejh Salih el-Munexhid

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit