1- Izraeli bombardoi në kryeqytetin e Katarit, Doha, delegacionin negociator që po shqyrtonte propozimin e paraqitur nga SHBA.
2- Propozimi i SHBA-së ishte i planifikuar për këtë bombardim, ishte kurth; sulmi u planifikua së bashku nga SHBA dhe Izraeli.
3- Edhe nëse goditej delegacioni i Hamasit, zyrtarisht Izraeli sot kreu një sulm ajror ndaj Katarit.
4- Kohët e fundit, Izraeli po bën njëra pas tjetrës deklarata mbi Turqinë, të cilat po shpërndahen përmes mediave.
5- Në qendër të këtyre deklaratave është “kërcënimi turk” dhe skenari i një përplasjeje Turqi–Izrael në Siri.
6- Këto deklarata synojnë të krijojnë një atmosferë psikologjike, gjë që përbën një rrezik për Turqinë.
7- Izraeli, me pretekstin e Hamasit dhe Palestinës, mund të kryejë sulme ajrore në disa zona brenda Turqisë, ose të organizojë atentate ndaj disa personave.
8- Duke e paraqitur atentatin kundër ministrit të Mbrojtjes, Yisrael Katz, sikur “urdhri u dha nga Turqia”, Izraeli në fakt po përgatiste një justifikim për një sulm të mundshëm.
9- Sulmet që Izraeli i ka kryer ndaj Iranit nga brenda, tani ka filluar t’i provojë në Katar.
10- Po e them hapur e qartë: këtë do ta provojë edhe në Turqi. Do të ketë tentativa për atentate e sulme.
11- Debatet për CHP-në dhe sulmet terroriste të DAEŞ-it janë të lidhura me Izraelin. Por së shpejti do të nisin sulme shumë më të qarta dhe të drejtuara ndaj objektivave specifike. Situata rajonale e dëshmon këtë.
12- Të gjithë duhet ta marrin seriozisht. Duhet të bëhen përgatitje dhe të merren masa. Turqia mund të përballet me një fakt të kryer shumë të rrezikshëm.
13- Në një rast të tillë, duhet t’i japim Izraelit një përgjigje jashtëzakonisht të ashpër. Përndryshe, Republika e Turqisë do të degradohej në një shtet pa vlerë.
14- Izraeli dje bombardoi rajonet Latakia dhe Homs në Siri. Në deklaratat e sotme, u pretendua se u goditën depot ku ruheshin raketat turke në Homs.
15- Pra, Izraeli ka filluar tashmë ta godasë Turqinë në Siri. Kjo është qartazi një sulm ndaj Turqisë.
16- Shtetasit e Izraelit që janë edhe shtetas të Republikës së Turqisë, morën pjesë në gjenocidin e Gazës dhe u rikthyen në Turqi. Në një përplasje të mundshme, të gjithë këta do të kryejnë sulme nga brenda.
17- Atëherë le të pyesim: Sa ushtarë izraelitë ka në Turqi? A ka depo dronësh të Izraelit në Turqi? Çfarë po bëjnë grupet e tyre të sulmit?
Perfundon shkrimin e tij
Analisti politik IBRAHIM Karagul
