18.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

A mundet me hy njeriu në xhenet pa Namaz (VIDEO)

Më të lexuarat

Transmetohet nga Ibn Umeri se Profeti ka thënë: “Është ndërtuar Islami mbi pesë shtylla: mbi dëshminë se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe vizita e Qabes për kë ka mundësi”. Allahu i ka nxitur besimtarët që ta kryejnë atë sa më mirë, në ajete të shumta, për shembull fjala e Tij: “Të kthyer tek Ai, kijani frikën Atij, kryejeni më së miri namazin dhe mos jini nga idhujtarët të cilët e përçanë fenë duke u ndarë në grupacione ku çdo palë i gëzohet idesë së tij” (Rrum 31); dhe thotë: “E nuk qenë të urdhëruar për diçka tjetër përveçse ta adhurojnë Allahun sinqerisht me përkushtim vetëm ndaj Tij ta falin më së miri namazin, ta japin zekatin. Kjo është feja e drejtë” (Bejineh 5); dhe ka thënë: “Thuaju robërve të Mi të cilët kanë besuar: ta falin namazin dhe të japin nga ajo që Ne i kemi furnizuar, të japin fshehtas dhe haptas para se të vijë ajo ditë ku nuk ka shitblerje dhe as lidhje të ngushtë” (Ibrahim 31).

. Kurse në videon e më poshtme do të gjeni përgjigjen e pyetjes së parashtruar hoxhës së nderuar Rafet Zaimi e cila thotë: A mundet me hy njeriu në xhenet pa Namaz?, për ta dëgjuar klikoni më poshtë:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit