12.2 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

A më lejohet t’i tregoj për fe?

Më të lexuarat

Pyetja:
Nëse një femër-shoqe të kërkon që t’i bësh daua, t’i tregoj për fe, a më lejohet?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vërtetë çështja e thirrjes në rrugën e Allahut është një amanet që e ka përsipër çdo muslimanë me ato mundësi që i ka. Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Përcillni nga unë qoftë edhe një ajet.” (Tranmetom Buhariu)

Në anën tjetër çështja e të biseduarit dhe kontaktit të mashkullit me femër të huaj, është mjaft e ndjeshme, prandaj është e ndaluar, përveç në raste të domosdoshme.

Mirëpo duke e pasur parasysh se pyetsi apo shumë nga të rinjtë, praktikues muslimanë janë studentë dhe nëpër fakultete kanë kolege-shoqe që mësojnë në të njëjtin drejtim. Natyra e jetës së tillë i bënë që ata të njihen ndoshta edhe detyrohen të flasin ndonjëherë për çështje të studimeve dhe plan programeve. Për situata të tilla themi se nëse ndonjëra nga ato shpreh interesim për fe dhe dëshiron të ndihmohet në këtë, nuk prish punë që ju t`i ofroni ndihmë, qoftë me sigurimin e librave apo sqarimin e ndonjë çështjeje të pakuptuar apo të keqkuptuar nga ato.

Por, duhet të kihen parasysh disa këshilla dhe kushte të nevojshme:

1. Që kjo të bëhet në ambient të hapur, pra asesi që ju të veçoheni me vajzën.

2. Të jetë kjo formë e kontaktit një herë apo disa herë, sipas nevojës, pastaj të zëvendësohet me informimin e vajzës se ku mund të vazhdojë zgjerimin e njohurive rreth Islamit. Pra, të njoftohet me motrat myslimane, të cilat do të vazhdojnë t`i ndihmojnë asaj.

3. Nëse mashkulli është shumë i ndjeshëm me femrat, pasi të gjithë meshkujt nuk janë të njëjtë, disa ndikohen në shikim të parë, disa të tjerë janë më të përballueshëm në këtë aspekt. Me fjalë të tjera mashkulli që e njeh vetën se në këtë pikë është i dobët, le t`i largohet davetit të tillë.

4. Që gjatë bisedës të jetë pjesëmarrës edhe dikush tjetër, pra të mos veçohen ata dy në bisedë.

5. Nëse ai vëren në vetën e tij se ndikohet nga takimet dhe kontaktet e tilla kërkohet ta ndërpresë atë.

Lusim Allahun e Lartësuar të na jap sinqeritet dhe sukses në këtë botë dhe në botën tjetër!

Alaudin Abazi

02.06.2006

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit