16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

A lejohet për muslimanin të jeton i vetëm?

Më të lexuarat

Pyetja:

A lejohet për muslimanin të jeton i vetëm?

***

Përgjigja:

I Dërguari i Allahut [ﷺ] ka ndaluar që njeriu të qëndrojë vetëm.
Sepse njeriu ka nevojë për dikë. Siç ka ardhur në hadith: një i vetëm është shejtan, dy janë shejtanë dhe tre quhen udhëtarë. Njeriut mund t’i pëshpërisë (mund ta nxisë) vetja për të keq, e mund të dobësohet (përpara tundimeve). Dhe njeriu ka nevojë për njerëz. Prandaj është e urryer që njeriu të jetojë vetëm. Origjina është që njeriu të jetojë me njerëz. Vetmia te ata që udhëtojnë jashtë vend për t’i fituar disa para dhe për t’i përmirësuar kushtet ekonomike është diçka e domosdoshme dhe për shkak të domosdoshmërive gjërat e ndaluara shndërrohen në të lejuara. Sheriati ndalon gjithmonë nga diçka që njeriu mund ta zbatojë, dhe këtu bëjnë përjashtim gjërat që mund të ndodhin jashtë dëshirave njerëzore për shkaqe të përkohshme. Dmth., qëllimi i hadithit është që njeriu të mos e synojë (qëllimisht) të qëndrojë vetëm.

Shejh Mesh’hur Hasen

Përktheu: Udha e Besimtarëve

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit