8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

A lejohet mbajtja e unazës për meshkujt?

Më të lexuarat

Pyetje:

A lejohet vënia e unazës për meshkujt, nëse lejohet, atëherë në cilin gisht duhet të vendoset?

***

Përgjigje:

I lejohet mashkullit të vë unazë prej argjendi, ndërsa i ndalohet të vë unazë prej ari.
Lejohet unaza e argjendit, sepse edhe vetë Pejgamberi ﷺ kishte unazë prej argjendit.
“Ka ndaluar Pejgamberi ﷺ unazën e arit për meshkujt.” (Buhariu: 5866).
Ndërsa, ku duhet të vendoset unaza, në cilin gisht?
Kjo çështje është e lehtë, disa prej ulemave mendojnë se unaza vendoset tek dora e majtë, unë them se më mirë është të vendoset tek dora e djathtë, tek gishti i vogël, ose tek gishti i cili vjen me radhë pas tij (tek gishti që te na shqiptartë njihet sikur gishti i fejesës, shënim i përkthyesit).

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah
Përktheu: Suad Shabani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit