8.8 C
Pristina
Sunday, November 3, 2024

A lejohet dhënia e zekatit për ndërtimin e shkollave, qendrave të Kur’anit dhe xhamive?

Më të lexuarat

Vendimi mbi shpenzimin e zekatit për ndërtimin e shkollave dhe xhamive

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se kjo është e ndaluar, shumica e dijetarëve janë të mendimit se zekati nuk duhet të shpenzohet për ndërtimin e shkollave, xhamive e vepra të ngjashme me to. Sepse kjo nuk është një nga tetë kategoritë e përcaktuara për shpenzimin e zekatit dhe nuk përfshihet në fjalët; “në rrugën e Allahut”.

Sipas dijetarëve në fjalët “në rrugën e Allahut” është për qëllim lufta në rrugë të Zotit. Këtij përfundimi i qëndron shumica e dijetarëve dhe është si konsensus mes tyre se Zekati nuk shpenzohet për këto kategori.

Disa nga dijetarët e mëvonshëm besuan se lejohet shpenzimi i zekatit në ndërtim të xhamive, rrugëve dhe shkollave, dhe thanë: Këto klasifikohen si kategori në rrugë të Allahut.

Pra disa dijetarë të mëvonshëm janë të këtij mendimi. Këtë qëndrim ka zgjedhur edhe Këshilli i Jurisprudencës në Ligën e Botës Islame nëse kjo zbatohet në vende jomuslimane. Sepse në këtë rast, sipas tyre konsiderohet mjet për t’i ftuar jobesimtarët në rrugën e Zotit. Kështu që ndërtimi i një shkolle islame është mjet për thirrjen e tyre, dhe është pjesë e përpjekjes në kētë drejtim, dhe pjesë e thirrjes tek Allahu. Nëse shkolla dhe xhamia ndërtohen në tokë të jobesimtarëve, atëherë kjo është një nga mjetet më të mëdha për t’i ftuar ata tek Zoti, dhe për t’i futur ata në fenë e Allahut. Ky shpenzim në këtë rast klasifikohet si shpenzim në rrugën e Zotit.

Kjo është një deklaratë e orientuar mirë për sa i përket lejueshmërisë së saj në vendet jobesimtare.

Dijetari i nderuar: Abdulaziz ibn Baz
Përktheu: Arjan Haskasa
Udhaebesimtareve.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit