12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

A kemi mëkat nëse gabojmë gjatë leximit të Kuranit?

Më të lexuarat

Pyetje:

Nëse di të lexoj Kur’an por jo me rregulla dhe gabojmë, a e kemi gjynah?

***

Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Nëse e keni fjalën se dini të lexoni, por jo me rregulla të texhvidit, atëherë mund të thuhet se ju mungon arti i leximit, por nuk rrezikohet kuptimi i fjalëve, andaj leximi do të ishte i pranuar fetarisht, por jo i këndshëm në mënyrën e kërkuar artistike.

Kurse nëse e keni fjalën për rregullat e përgjithshme të leximit, si zgjatimet, dyfishimet si dhe shqiptimin e drejtë të shkronjave, ato duhet të mësohen drejt te ndonjë motër që di të lexojë drejt dhe të përforcohet leximi sipas rregullave e të mos bëhet ndonjë bastardim i fjalëve sa të humbet kuptimi.
Megjithatë, nëse leximi nuk bëhet me zë të lartë, pra nuk të dëgjon askush dhe nuk synohet të gabohet qëllimisht në kuptimin e fjalës së Allahut – Kur’anit, atëherë nuk llogaritet si mëkat ndonjë gabim eventual edhe nëse ai gabim çon deri te ndryshimi i fjalës dhe më pastaj edhe i kuptimit. Gabim dhe mëkat i madh llogaritet mosleximi i drejtë nëse bëhet në mënyrë të qëllimshme.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit