19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

A ka në të vërtetë përmbajtje të virusit vdekjeprurës paracetamoli P/500?

Më të lexuarat

Shumë lajme dhe paralajmërime janë bërë për paracetamolin P/500 duke pretenduar që përmban një virus të rrezikshëm dhe si i tillë nuk duhej përdorur.

Origjina e këtij lajmi ishte në fillimet e vitit 2017 ku në mendiat sociale u përhap që paracetamoli P/500 përmbante virusin Machupo. Machupo është një epidemi e cila është e shpërndarë në Bolivinë veriore dhe atë jugore, e cila shpërndahet kryesisht nga ajri dhe ushqimi.

“Mos konsumoni paracetamol në të cilin shkruan P/500
Është një tablete me shkelqim dhe shumë e bardhë, mjekët paralajmërojnë se përmban virusin “machupo” qe konsiderohet si një prej viruseve më të rrezikshme me nje shkalle të lartë të vdekshmërisë.”

Nuk ka asnjë të vërtetë në këto pretendime, gjithashtu shëndeti publik ka lëshuar deklarata të cilat vërtetojnë se këto fjalë nuk janë të besueshme.

“duke patur parasysh të gjitha fjalët rreth këtij ilaçi, agjensia Indoneziane e ushqimit dhe drogës nuk ka marrë asnjë raport që mbështët pretendimet se virusi Machupo është gjetur në paracetamol apo në ilaçet e tjera.

Shëndeti publik në Malajzi gjithashtu i hodhi poshtë këto pretendime duke përsëritur që viruset nuk mund të ju mbijetojnë proçesit të bërjes së ilaçeve.

Edhe ministria e shëndetësisë i hodhi poshtë këto fjalë duke thënë që virusi nuk mund të mbijetojë në ambjente të thata siç është edhe paracetamoli. Virusi mund të shpërndahet nëpërmjet urinës dhe fekaleve./Snopes/Përktheu dhe përshtati KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit