A je prej atyre që japin apo prej atyre që kursejnë në rrugën e Allahut?

Më të lexuarat

Allahu thotë në Kuran: “Ja, ju jeni këta që thirreni të shpenzoni në rrugën e Allahut; por prej jush ka që bëhet koprrac. E kush bëhet koprrac, ai bëhet koprrac vetëm ndaj vetes së tij. Allahu është i Pasur (nuk ka nevojë), ndërsa ju jeni të varfër (që keni nevojë për Të). Nëse ju largoheni, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, e ata nuk do të jenë si ju.” (Muhamed: 28)

Shpjegimi:

Ja, ju jeni ata që thirreni të shpenzoni një pjesë të pasurisë suaj në rrugën e Allahut, dhe nuk kërkohet prej jush të jepni të gjithë pasurinë. Megjithatë, disa prej jush tregohen koprracë dhe nuk japin atë që u kërkohet. Ai që tregohet koprrac, në të vërtetë i bën dëm vetes së tij, sepse privon veten nga shpërblimi.

Allahu është i Pavarur dhe nuk ka nevojë për shpenzimet tuaja, ndërsa ju jeni ata që keni nevojë për Të. Nëse largoheni nga Islami drejt mosbesimit, Ai do t’ju shkatërrojë dhe do të sjellë një popull tjetër në vendin tuaj, të cilët nuk do të jenë si ju, por do të jenë të bindur ndaj Tij.

Dobitë:
• Hipokrizia dhe ligësia e munafikëve shfaqen në fytyrat dhe mënyrën e të folurit të tyre.
• Sprova është një ligj hyjnor për të dalluar besimtarët nga hipokritët.
• Allahu i ndihmon robërit besimtarë me fitore dhe udhëzim.
• Nga mëshira e Allahut është që nuk kërkon prej robërve të Tij të japin gjithë pasurinë e tyre në rrugën e Tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit