Goditja izraelite ndaj Iranit nuk është as për të shpërqendruar faktorin ndërkombëtar dhe as për të tërhequr vëmendjen ndaj Gazës. Goditja e Iranit në këtë kohë është e përmasave të mëdha dhe jo thjesht një teatër luftarak. Me këtë goditje Izraeli përmush shumë objektiva.
Fillimisht duhet të kuptojmë që Izraeli nuk ka nevojë të shpërqendrojë faktorin ndërkombëtar sepse Izraeli është treguar mospërfillës ndaj faktorit ndërkombëtar me kohë. Faktori ndërkombëtar është akoma në rangun e deklaratave dhe nuk ka çfarë të bëjë momentalisht kundër Izraelit që gëzon mbështetjen e paskajshme amerikane. Prandaj nuk ka asnjë kuptim të thuhet që Izraeli po përpiqet të heqë vëmendjen nga Gaza përderisa ai në Gazë bën çfarë t’i dojë qejfi.
Duhet të dimë që Izraeli është aty me një plan të gjatë për ngritjen e shtetit të madh izraelit mes dy lumenjve Nil dhe Eufrat. Çdo veprim izraelit ndërmerret në interes të këtij plani dhe tashmë ka ardhur koha që Izraeli të mendojë për një zgjerim të mëtejshëm. Nuk është çudi që brenda dy dekadave të ardhshme Izraeli t’i dyfishojë kufijtë e tij dhe të zgjerohet në kurriz të vendeve të rajonit.
Goditja e fundit ndaj Iranit vjen në këtë linjë. Irani ka qenë _duam apo nuk duam ne_ kundërshtar dhe rival i Amerikës dhe Izraelit në rajon, për interesa të saja që kryesisht kthehen në akiden e tyre shite dhe projektin e zgjerimit të medhhebit dhe pushtetit të tyre në rajon. Ju lutem mos ngatërroni çështjet akaidore me politikat e shteteve! Fakti të shiat janë grup i humbur dhe madje larg islamit nuk do të thotë që ata nuk punojnë dhe nuk armiqësojnë për hir të interesave të tyre. Me këtë goditje Izraeli dhe Amerika synojnë të detyrojnë Iranin të rishikojë politikat e tij dhe të nënshtrohet ndaj kërkesave amerikane, përndryshe lufta totale e pret.
Është dukur qartë që Irani në kundërpërgjigjet e fundit nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Edhe sot u pa dukshëm superioriteti ajror i Izraelit dhe kundërajrori iranian meriton notën zero me xhufkë. Kundërajrori iranian ka qenë dhe vazhdon të mbetet inekzistent, pikë dobësie që e ekspozon Iranin ndaj goditjeve të athta në çdo kohë. Kundërajrori iranian nuk është e vetmja pikë e dobët e Iranit. Edhe shëbimet sekretet iraniane dhe zbulimi i tyre kanë dështuar disa herë në konfliktet e fundit. Dështimi i tyre u pa jo vetëm në konfliktin e drejtpërdrejtë me Izraelin por edhe në Liban dhe Siri.
Vrasja e gjeneralit më të lartë të vendit dhe e një numri të eprorëve të ushtrisë është goditja më e madhe që ka marrë ndonjëherë Irani dhe nëse kundërpërgjigja nuk është në lartësinë e duhur atëherë kjo nënkupton që Irani është i pafuqishëm për të përballuar një luftë të drejtëpërdrejtë me Amerikën dhe Izraelin dhe në një rast të tillë Izraeli do të përshkallëzojë goditjet ndaj Iranit dhe do t’i shpeshtojë ato dhe do të punojë fort për rrëzimin e pushtetit të ajatollahëve të Tehranit dhe në rast të një reagimi të vakët nga Irani dhe mosrrëzimit të pushtetit mund të kemi edhe një invazion tokësor amerikan, në varësi të situatës, ose nënshtim total ndaj Amerikës.
Zgjidhja tjetër për momentin sipas Amerikës është nënshkrimi pa kushte i marrëveshjes me amerikanët që do të thotë një kapitullim dhe nënshtrim total i Iranit ndaj projektit amerikan.
Me këtë goditje Izraeli çon një sinjal shumë të fortë ndaj vendeve arabe që kushdo që guxon të sillet me ne ashtu siç sillet Irani ai do të ketë fatin e tij, bombardim dhe shkatërrim pa mëshirë. Izraeli sikur po u thotë vendeve arabe që kur ne nuk e llogarisim fare as Iranin i cili ka një pavarësi ushtarake dhe prodhon pajisje ushtarake në masë dhe deri diku të sofistikuara, sidomos krahasuar me vendet e rajonit atëherë ju o vende arabe nuk ju llogarisim akoma më shumë pasi ju as nuk prodhoni dhe as nuk keni pavarësi ushtarake sepse çdo gjë që posedoni e bleni nga aleati ynë me emrin Amerikë, që nuk është më shumë se një shtet në shpërbim të projektit të madh të Izraelit.
Këtu është çështja. Goditja e Iranit është një çështje shumë më madhore sesa një shpërqëndrim i përkohshëm. Ajo është një sinjal i fortë që ashtu siç eleminojmë brenda një nate elitën e ushtrisë iraniane ne mund të eleminojmë edhe udhëheqjen egjiptiane, siriane, jordaneze etj, me një të rënë të lapsit, nësa ata guxojnë të sulmojnë qoftë edhe me deklarata Izraelin. Kaq! Shumë qartë!
Prandaj këtu nuk luhet teatër por tashmë Izraeli po mendon seriozisht për një zgjerim të ri në Liban, Siri, pse jo edhe përtej lumit Jordan dhe në të ardhmen do të shohim Gaza të tjera përderisa politikat e arabëve mbeten këto që janë; pakënaqësi diplomatike dhe heshtje strategjike.
Sidoqoftë çdo përparim izraelit në rajon, qoftë edhe në kurriz të Iranit është padyshim një ngjarje e kobshme prej së cilës myslimanët dhe sidomos arabët nuk do të shohin ditë të bardha.
