6.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

A janë ëndrrat për prindërit e vdekur një shenjë e mirë apo e keqe?

Më të lexuarat

Pyetje:
Kam një shqetësim. Prindërit më kanë vdekur, por çdo natë i shoh në ëndërr dhe flas me ta. Kam filluar të shqetësohem nga kjo. A thua vallë kjo është shenjë e mirë për ta apo shenjë e keqe? Çfarë mendoni?

Përgjigjja:
Ëndrrat janë të ndara në tre kategori:

  1. Ëndërr e mirë që vjen nga All-llahu.
  2. Ëndërr e keqe që vjen nga shejtani.
  3. Ëndërr që vjen nga ndikimi i mendimeve dhe preokupimeve gjatë ditës.

Ajo që përshkruan ti, si duket, vjen nga mendimet e shumta për prindërit e tu. Nuk mund ta dish me saktësi se në çfarë gjendje janë ata tani, përveç nga e kaluara, domethënë nëse ata kanë besuar në All-llahun, kanë falur namazet, kanë agjëruar dhe kanë kryer obligimet islame, padyshim se gjendja e tyre është e mirë në varr dhe do të jetë e mirë edhe në jetën e përhershme të Ahiretit.

Por, nëse nuk i kanë kryer detyrat dhe obligimet që u ka dhënë All-llahu, atëherë ti mund të bësh për ta:

  1. Të lutesh për ta.
  2. Të japësh sadaka në emrin e tyre.
  3. Të ndërtosh një xhami në emrin e tyre.
  4. Të ndihmosh botimin e një libri.
  5. Të shpërndash ndonjë ligjëratë fetare ndër muslimanët.
  6. Të ndihmosh me bursë një student, etj.

Kjo do të thotë, të bësh vepra të mira për shpirtin e prindërve të tu. Por më e rëndësishmja është të bëhesh ti një besimtar i sinqertë dhe i devotshëm, duke zbatuar të gjitha obligimet islame. Kjo është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar prindërit e tu, sepse çdo vepër e mirë që do ta bësh në jetën tënde, do t’u shkojë automatikisht atyre.

All-llahu e di më sc miri.

Hoxhë Bekir Halimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit