23.7 C
Pristina
E enjte, 29 Korrik, 2021

A është më mirë të theret kurbani apo paratë e kurbanit të jepen sadaka?

Më të lexuarat

Pyetje:

Nëse ka të varfër në rrethinën time, a mund të ua japë atyre çmimin e kurbanit si sadaka, apo duhet të theri kurban?

***

Përgjigje:

Therja e kurbanit është më mirë, sesa dhënia e çmimit të tij si sadaka, sepse kjo është çfarë bën Pejgamberi ﷺ dhe muslimanët. Dhe sepse kurbani është një nga ritualet islame, nëse njerëzit heqin dorë nga kjo dhe në vend të kësaj japin sadaka, ky simbol do të vdesë. Sikur dhënia e çmimit të kurbanit si sadaka të ishte më mirë sesa therja e kurbanit, Pejgamberi ﷺ do t’ua kishte shpjeguar këtë umetit me fjalë e me vepra, sepse ai nuk la pa shpjeguar ndonjë gjë që do të ishte e mirë për umetin.

Vërtet, nëse dhënia e sadakasë do të ishte e barabartë me therjen e kurbanit, ai do ta kishte shpjeguar këtë, sepse kjo është më lehtë sesa të mundohesh me therjen e kurbanit. Pejgamberi ﷺ asnjëherë nuk e linte përmendjen e opsionit më të lehtë për umetin, kur kishte një opsion të barabartë apo më të vështirë.

Ishte një krizë urie gjatë jetës së Pejgamberit ﷺ dhe ai tha: ”Kushdo prej jush që ther kurban, nuk duhet të mbajë në shtëpi diçka prej tij për më shumë se tri ditë”. Vitin vijues, ata thanë: ”O i Dërguar i Allahut, a duhet të veprojmë si vitin e kaluar?” Pejgamberi ﷺ tha: ”Hani dhe ushqeni të varfrit dhe lini rezervë një pjesë, sepse vjet njerëzit e patën vështirë dhe unë desha t’u ndihmoja atyre”. (Mutefekun alejhi)

Ibn el-Kajim tha: ”Therja e kurbanit është më mirë, sesa dhënia e çmimit të tij si sadaka”. Dhe tha: ”Prej këtu, edhe nëse jep një vlerë shumëfish më të madhe sesa ajo e sakrifikimit për temettu dhe kirân, kjo kurrë s’do ta zë vendin e tij, dhe e njëjta gjë vlen për kurbanin.”

Shejh Muhamed ibn Uthejmin
Risâlet Ahkâm el-Udhijeh wel-Dhekâh

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit