21.7 C
Pristina
Friday, July 1, 2022

A do futet Mali i Zi në “Open Ballkan”?

Më të lexuarat

Abazoviç, reagim ndaj një ftese nga Vuçiç

Po bëhet mëse e qartë se Mali i Zi, nën qeverisjen e shqiptarit Dritan Abazoviç, do i bashkohet nismës rajonale, por fort të kontestueshme, “Open Balkan”.

Së fundi, gjatë një aktiviteti në Podgoricë, ai tha se do të marrë pjesë në takimi ne radhës që do të zhvillohet në Ohër, duke theksuar se edhe pse Mali i Zi nuk i është bashkuar kësaj nisme, ka marrë pjese në takimet si vëzhgues. Më tej, ai dhe të kuptuar se nuk ka më vend për refuzim.

“Personalisht mendoj se çdo iniciativë rajonale e cila mundet të përshpejtojë integrimet evropiane, jo vetëm të Malit të Zi por krejt rajonit, është diçka që ne duhet të pranojmë. Në anën tjetër, nëse dikush dëshiron të zëvendësojë integrimet evropiane, ne nuk jemi te interesuar. Por, unë ende nuk e kam dëgjuar një argument të vlefshëm që ‘Ballkani i Hapur’ nuk është i mirë për Malin e Zi”, arsyetoi Abazoviç.

Reagimi i tij erdhi pas ftesës që i bëri presidenti serb Vuçiç për t’iu bashkuar kësaj nisme.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad më 10 tetor të vitit 2019. Deri më tani, kësaj nisme janë bashkuar vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedoni e Veriut. Kosova dhe Bosnja nuk e mbështesin atë, pikërisht nga faktori serb në të. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit