1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Të jetosh me Kur’anin në Ramazan

Më të lexuarat

Prej urtësive të Ramazanit është edhe dëfrimi me meditimin e Kur’anit dhe zbukurimi i jetës me fjalët e Allahut të Madhëruar. Është të folur, por jo të zakonshëm. Është të folur të Allahut, me të cilin qetësohet zemra.

Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen. (Rra’d, 28)

Është mënyrë për të arritur tek kënaqësia e Allahut, si jo, kur ai përmban ajete që premtojnë për shpërblim dhe kërcënojnë për ndëshkim. Ai fsheh edhe sekretet e adhurimit dhe njëshmërisë. Në të janë përqendruara dritat e besimit dhe thelbi i mirësisë.

Sa e bukur është jeta me Kur’anin!

Sa të mira janë ato çaste që kalohen duke shikuar në ajetet e Kur’anit, në të cilat është lumturia dhe çelësi i suksesit!

Është Kur’ani, dera jote tek Xheneti, ndërmjetësuesi për të shpëtuar nga zjarri, andaj mbaju Kur’anit:

“Andaj, ti përmbaju asaj që po të shpallet, e s’ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë. (Zuhruf, 43)

Është Kur’ani o njeri: Me të Allahu të mbron nga djalli, ndërsa ti duke iu përmbajtur mësimeve të tij lartësohesh deri në majat e besimit.

Është ky Kur’ani, çelësi i lumturisë, adresa e shpëtimit, kënaqësia e shpirtit. Andaj le të jetë Kur’ani shoqëruesi yt, ngase kështu do të mësosh se ti je në jetë, bile në jetë të lumtur!

Është jetë me Kur’anin dhe mjafton si jetë!

Përshtati: Sedat ISLAMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit