Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, zotëriun e njerëzimit, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij gjer në amshim!
Vlera e agjërimit të kësaj dite
Nuk ka dyshim se Allahu i Madhëruar ka veçuar njerëz, kohë, ditë, muaj, vende, me veçori që të tjerët, përkatësisht të tjerat nuk i kane. Në këtë kontekst, Allahu veçoi edhe “Ditën e Ashurasë”, e cila ka te mira te shumta.
Ne me këtë rast do te përmendim vetëm disa:
² Dita e Ashurasë bie në një muaj, te shenjte, qe është muaji Muharrem, siç thotë Allahu:
” Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se All-llahu është me ata që ruhen (të këqijave)”. (Tewbe, 36)
Këta muaj te shenjte janë: Muharremi, Rexhebi, Dhu’l Ka’deh dhe Dhu’l Hixh-xheh.
² Agjërimi ne kete muaj, duke përfshirë këtu edhe Ditën e Ashures, është prej agjërimeve vullnetare me te preferuara. Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Davudi transmetojnë se:
“Pejgamberi, [alejhi’s salatu ve’s selam] ishte pyetur: Cili namaz është më me vlere pas atyre te obliguarave? Tha: Namazi i natës. Cili agjërim është me i miri pas atij te Ramazanit? Tha: Agjërimi ne muajin e Allahut, te cilin e quani: Muharrem”.
² Agjërimi i kësaj dite ka qene prej agjërimeve te para te ligjësuara ne fenë tone. Këtë e sqaron shume mire edhe Aisheja, nena e besimtareve, e cila transmeton:
“Ashura ishte një dite, qe e agjëronin kurejshitët edhe para ardhjes se Islamit. Edhe Pejgamberi, [alejhi’s salatu ve’s selam] e agjëronte por kur erdhi e Medine, përveç qe e agjëroi vete, i urdhëroi edhe te tjerët ta agjërojnë. Kur erdhi obligimi për Ramazan, atëherë çështja mbeti vullnetare: Kush dëshironte e agjëronte e kush donte e linte”. (Buhariu dhe Muslimi)
² Ka qene prej ditëve, qe Pejgamberi, [alejhi’s salatu ve’s selam] shpresonte te ketë vlere me shume se ditët tjera. Ibni Abbasi rrëfen kur ishte pyetur për agjërimin e Ashures:
” Nuk di te ketë agjëruar Pejgamberi, [alejhi’s salatu ve’s selam] ndonjë dite, qe shpresonte te ketë vlere me shume se sa ditët e tjera, përveç këtyre ditëve (te muajit Ramazan) dhe Ditën e Ashurës”. ( )
² Agjërimi i kësaj dite muslimanit, sa ia përkujton globalitetin e kësaj feje, ia tregon po ashtu edhe vjetërsinë e saj, dhe se ajo, duke filluar qysh nga njeriu i pare, ka qene, është dhe do te mbetet feja e vetme e njerëzimit. Këtë shume qarte e shpreh thënia e Muhammedit, [alejhi’s salatu ve’s selam], i cili kur pyeti për urtësinë e agjërimit te kësaj dite nga çifutet, me c’rast e lajmëruan se e agjërojnë për hire te shpëtimit te Musait nga faraoni, ai iu tha se ne, muslimanët kemi me shume përparësi ne Musain se sa vet çifutet për arsye se ata nuk i besuan, e përgënjeshtruan dhe mohuan vazhdimësinë e fesë se tij, Islamit, nga pejgamberi i fundi, Muhammedi, [alejhi’s salatu ve’s selam]. Ja edhe teksti, për vërtetësinë e të cilit janë dakorduar Buhariu, Muslimi dhe Ebu Davudi:
“Ibni Abbasi rrëfen: Erdhi Pejgamberi, [alejhi’s salatu ve’s selam] ne Medine dhe pa çifutet duke agjëruar Ditën e Ashurës.
Ç’është kjo?- pyeti?
Thane: Kjo është dite e mbare, dite, ne te cilën Allahu shpëtoi çifutet nga armiku i tyre kështu qe e agjëroi këtë dite edhe Musai.
“Unë kam me shume te drejte ne Musain se sa ju”- tha Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam kështu qe e agjëroi dhe urdhëroi te agjërohej”.
² Agjërimi i kësaj dite, edhe pse është kryer edhe nga çifutet, megjithatë është një segment, qe dallon besimtarin nga pabesimtari. Pse e them këtë? Për arsye se kur Pejgamberit, [alejhi’s salatu ve’s selam] i thane se çifutet e shenjtërojnë këtë dite, e konsiderojnë si feste dhe stolisin gratë e tyre me stoli e inxhi, ai, duke shprehur segmentin, qe neve na bën te dallojmë prej tyre tha: Atëherë ju (mos bëni ashtu por) agjërojeni”. (Buhariu dhe Muslimi)
² Agjërimi i kësaj dite me gjase fale mëkatet e vitit te kaluar. Pejgamberi, [alejhi’s salatu ve’s selam] ka thënë:
” Kam shpresa se agjërimi i Ditës së Ashurës fale mëkatet e vitit të kaluar”. ( )
Si agjërojmë në këtë ditë?
Vlen të përkujtojmë se agjërimi i kësaj dite ka qene obligative para ligjësimit te agjërimit te Ramazanit. Buhariu dhe Muslimi kane transmetuar se Pejgamberi, [alejhi’s salatu ve’s selam] Ditën e Ashurës kishte dërguar një telall (thirrës) qe te thërras ne popull:
“Kush nuk ka agjëruar le te agjëroj e kush ka ngrënë le te mos haje deri ne mbrëmje”.
Në një transmetim tjetër përmendet:
“Ne agjëronim dhe mësonim fëmijët tanë ta agjëronin këtë dite. Ne shkonim ne xhami dhe iu bënim lojëra nga leshi (i deleve apo çfarëdo kafshe tjetër). Kur dikush qante ne ia jepnim lodrën qe te luante e mos kërkonte ushqim deri ne mbrëmje”.
Por kur u obliguar agjërimi i Ramazanit, ky agjërim ra dhe mbeti fakultativ apo vullnetar. Pejgamberi, [alejhi’s salatu ve’s selam], me rastin e obligimit te agjërimit te Ramazanit, përkitazi me agjërimin e Ashures kishte thënë:
“Kush te do le te agjëron e kush te do le te mos agjëron”. (Buhariu dhe Muslimi)
Ndërsa sa i përket agjërimit pas kësaj, dijetaret kane përmendur tri grada apo mënyra te agjërimit te kësaj dite:
i. Agjërimi i tri ditëve dhe atë: Ditën e 9-të, të 10-tën dhe të 11-tën. Argument për këtë është hadithi, qe e transmeton Imam Ahmedi nga Ibni Abbasi se Muhammedi, [alejhi’s salatu ve’s selam] ka thënë:
” Agjërojeni Ditën e Ashurës dh dallohuni nga çifutet. Agjërojeni një dite para apo një dite pas saj”.
Me këtë rast, dijetaret kane përmendur se edhe pse Muhammedi, [alejhi’s salatu ve’s selam] tha qe ta agjërojmë një dite para apo një dite mbrapa, megjithatë lejohet qe te behet bashkimi i tyre. Pra, te agjërohet një dite para dhe një dite pas saj.
ii. Agjërimi i ditës së 9-të dhe të 10-të. Kur Pejgamberi, [alejhi’s salatu ve’s selam] agjëroi Ditën e Ashurës dhe urdhëroi njerëzit ta agjërojnë, disa thane: O i dërguari i Allahut! Kjo dite është dite, te cilën e madhërojnë çifutet dhe te krishterët? Atëherë ai tha:
” Kur te vjen viti i ardhshëm -nëse do Allahu- do ta agjërojmë (edhe) ditën e nëntë. Por kur erdhi viti tjetër, Pejgamberi, [alejhi’s salatu ve’s selam] kishte kaluar ne fqinjësi te Allahut”. (Muslimi)
Ibni Abbasi përmend se ai ka thënë:
” Nëse mbetem gjalle deri ne vitin e ardhshëm, do ta agjëroj te nëntën”. (Muslimi)
Domethënia e këtij hadithi është se nëse jetoj vitin e ardhshëm, gjithsesi do ta agjëroj, krahas ditës se dhjete, edhe ditën e nëntë.
iii. Vetëm agjërimi i ditës së dhjete. Muaviu transmeton se e ka dëgjuar Muhammedin, [alejhi’s salatu ve’s selam] duke thënë:
“Kjo është Dita e Ashures, agjërimi i së cilës nuk iu është obliguar, por unë jam agjërueshëm dhe kushdo qe ka dëshirë te agjëron le te agjëron e kush nuk ka dëshirë le të haje”. ( )
Shpenzimi për këtë ditë
Preferohet shume agjërimi i kësaj dite, ringjallja e saj me adhurime dhe lutje si dhe shpenzime për familje, te afërm dhe te varfër, por pa e tepruar dhe pa e menduar se një gjë e tille është obligim.
Ndërsa sa i përket shpenzimit te tepërt dhe ekstravagant, atë feja nuk e pëlqen fare, e sidomos prej atyre, qe shpenzojnë me bindjen se kjo gjë është e kërkuar, duke u mbështetur ne një thënie te dobët se kinse: “Kush shpenzon për familje shume ne Ditën e Ashurasë, edhe ndaj Tij do te jap me bollëk Allahu gjate tere viti”. Kjo thënie, e mveshur Pejgamberit, [alejhi’s salatu ve’s selam], është e dobët dhe si e tille nuk merret për baze.
Dita e Ashurës përkujton një ngjarje te dhimbshme historike
Këtë dite, te cilën e nderoi Muhammedi, [alejhi’s salatu ve’s selam] me agjërim dhe urdhëroi muslimanët për këtë gjë, me vete bart edhe një kujtim prekës. Në këtë dite, tere meshkujt e familjes se Pejgamberit, [alejhi’s salatu ve’s selam] u vranë ne Kerbela, përveç Ali Zejd Abidinit, i cili ishte ende shume i vogël. U vra Husejni, nipi i Pejgamberit, [alejhi’s salatu ve’s selam]( ).
Çka NUK duhet bërë në këtë ditë?
T Nuk duhet pastruar special për këtë dite, përveç nëse e ke zakon te pastrohesh ne këtë dite. Ekzistojnë thënie te cilat përmendin ketë gjë porse janë te fabrikuara, shpifura dhe apokrife. Një prej tyre është edhe kjo: “Kush pastrohet ne Ditën e Ashurasë, ai gjate atij vitit nuk sëmuret fare përveç nëse sëmuret për vdekje”. Kjo thënie është e shpifur.
T Nuk ka dua te veçante ne këtë dite.
T Zierja e hallvës dhe gatimi i ëmbëlsirës se ashtuquajtur “ashure”, qe -tek njerëzit- ka zënë vend si ëmbëlsire e veçante e kësaj dite, është diç e pavërtetuar fetarisht. Ata gatuajnë këtë ëmbëlsire e pastaj ua japin fukarave me shprese se ka shpërblim te madh. Por derisa nuk është vërtetuar kjo gjë fetarisht, atëherë ajo mbetet risi, prej se cilës duhet ikur.
T Ndalohet vizita e varrezave ne këtë dite. Është bere tradite ne disa vende qe burra dhe gra te vizitojnë se bashku te afërmit e tyre te vdekur.
T Gratë kinse për ta bërë sa më “madhështor” këtë dite, vendosin kane te kuqe ne flokë. Kjo gjë fetarisht është e urryer.
T Disa mendojnë se është mire pasi qe te pastrohesh te dalësh ne vizite te dijetarit, te sëmurit, ta lëmosh kokën e jetimit, t’i presh thonjte, te vizitosh te afërmit dhe te këndosh kaptinën Ihlas 1000 here. Këto gjera edhe pse janë te kërkuara përherë, megjithatë ne këtë dite nuk janë te veçanta, kështu qe nëse nuk ke kryer këto gjera me pare por ke lënë vetëm për këtë dite, ato janë te ndaluara.
T Për vlerën e kësaj dite janë rrëfyer gjera, te cilat nuk janë fare te sakta, si:
³ Allahu ia pranoi Ademit pendimin ne këtë dite,
³ Ibrahimi shpëtoi prej zjarrit,
³ Ejjubi u shërua ne këtë dite,
³ Junusi doli nga barku i peshkut,
³ Ja’kubi u bashkua me Jusufin, etj.
Këto gjera janë te pavërteta dhe nuk duhet besuar fare andaj neve ua përmendëm, jo për t’ua shtuar dyshimin, por në rast se i dëgjoni apo ndeshni me to gjate leximit, ta dini se janë te pavërteta.
***
Përshëndetjet qofshin Mbi Muhammedin, alejhi’ s salatu ve’s selam
Lutja jone e fundit është:
Falënderimi i takon Allahut, Zotit te botëve!
Zgjodhi dhe përshtati ne shqip: Sedat Gani islami
Burimi: Ashura -bejne’l ittibai ve’l ibtida’, Dr. Muhammed Ahmed Sahlul,
24-1-2007, e mërkurë