2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Madhësia e aseteve të bankave turke më e lartë sesa ajo 174 shteteve

Më të lexuarat

Madhësia totale e aseteve të sektorit bankar turk në fund të marsit të vitit 2017 ka lënë pas madhësinë ekonomike të 174 vendeve të botës, mes të cilave renditen gjithashtu Holanda, Zvicra, Suedia, Belgjika dhe Austria…

Madhësia totale e aseteve të sektorit bankar turk në fund të marsit të vitit 2017 ka lënë pas madhësinë ekonomike të 174 vendeve të botës.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të 2016-s, madhësia e aseteve të bankave turke në fund të marsit të këtij viti është rritur me 135 miliardë lira turke (TL) për të arritur në gjithsej 2 trilionë e 866 miliardë TL (rreth 805 miliardë dollarë amerikanë).

Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar për fundvitin 2016, Turqia po ashtu ka një madhësi ekonomike më të lartë sesa 174 shtete të botës.

Mes shteteve në fjalë, madhësia ekonomike e të cilave është njëherësh më e ulët edhe sesa madhësia e aseteve të sektorit bankar turk, renditen gjithashtu vende evropiane si Holanda (771,2 miliardë dollarë), Zvicra (659,9 miliardë dollarë), Suedia (511,4 miliardë dollarë), Belgjika (467 miliardë dollarë) dhe Austria (386,8 miliardë dollarë).

FMN-ja thekson gjithashtu se madhësia totale e aseteve të bankave turke është mbi 4 herë më e lartë sesa madhësia ekonomike e Greqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit