Abdulvehab Ebu Yahya, një mjek me detyrë në këtë spital, bëri të ditur se regjimi i Esadit drejtpërdrejt në objektiv mori spitalet dhe shtëpitë e shëndetit në zonën e Gutës Lindore.
Në sulmet ajrore të regjimit ndaj Gutës Lindore të kryeqytetit Damask, që ndodhet nën rrethim për 5 vjet, është rrënuar spitali Arbin që është edhe spitali më i madh i rajonit.
Abdulvehab Ebu Yahya, një mjek me detyrë në këtë spital, bëri të ditur se regjimi i Esadit drejtpërdrejt në objektiv mori spitalet dhe shtëpitë e shëndetit në zonën e Gutës Lindore.
Duke e bërë të ditur se në sulmin ajror është goditur qëllimisht spitali, Ebu Yahya tha: “Nga sulmet ajrore të ndërmarra në këtë zonë spitali Arbin është bërë i papërdorshëm. Ne u larguam nga spitali gjysmë orë para sulmit. Regjimi është duke ndërmarr sulme të drejtpërdrejta ndaj qendrave shëndetësore dhe spitaleve të rajonit. Posaçërisht goditen spitalet”.
Yahya bëri të ditur se spitali shërbente për civilët, ndërsa shtoi se “Dhoma e operimit, ku dje kryem 7 ndërhyrje kirurgjike, është shkatërruar plotësisht. 60% të operimeve ortopedike në Gutën Lindore kryheshin këtu”.
Në sulmet ajrore të ndërmarra gjatë muajit prill regjimi i Beshar Esadit dhe Rusia përqendroheshin posaçërisht në qendrat shëndetësore në Idlib. Avionët luftarak të forcave të regjimit dhe Rusisë në Idlib dhe Gutën Lindore bombarduan 9 spitale dhe qendra shëndetësore.
