Irani do të vijojë të dërgojë forca në Siri për të mbështetur regjimin e Esadit kundër grupeve opozitare, konfirmoi një gjeneral i Gardës Revolucionare në një intervistë të publikuar nga agjencia e lajmeve “Fars”.
Kjo deklaratë vjen ndërsa Shefi i Shtabit të Ushtrisë siriane, gjenerali Ali Ayoub, po zhvillon një vizitë zyrtare në Teheran.
“Ne do të dërgojmë këshilltarë në të gjitha fushat dhe ofrojmë çdo formë ndihme të mundshme me qëllim që fronti i rezistencës të mos thyhet”, deklaroi gjenerali Mohammad Pakpour, komandant i forcave në terren të ushtrisë më të kualifikuar të Iranit.
“Këta këshilltarë janë aktualisht të pranishëm në Siri dhe do të dislokojmë edhe më tepër nëse do të jetë i nevojshëm procesi i këshillimit”, shtoi ai.
