Opozita siriane deklaroi se “nuk do të marrë pjesë në bisedime derisa të marrin fund sulmet e regjimit ndaj civilëve” duke theksuar gjithashtu se kushtet e paraqitura nga Rusia për t’u shqyrtuar në takim ishin shumë të rënda…
Filloi të mërkurën në kryeqytetin Astanë të Kazakistanit raundi i katërt i bisedimeve për zgjidhjen e krizës siriane.
Krahas regjimit të Esadit dhe opozitës siriane, në Astanë u takuan për zgjidhje në Siri gjithashtu përfaqësuesit e Turqisë, Rusisë, Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Menjëherë në fillim të takimit, Rusia ngriti në rend të ditës planin e saj për formimin e zonave të sigurta në qytetet siriane të Idlibit, Humusit dhe Gutës Lindore.
Por opozita siriane deklaroi se “nuk do të marrë pjesë në bisedime derisa të marrin fund sulmet e regjimit ndaj civilëve” duke theksuar gjithashtu se kushtet e paraqitura nga Rusia për t’u shqyrtuar në takim ishin shumë të rënda.
Në këtë raund të katër të procesit të Astanës për zgjidhjen e krizës siriane, Turqia përfaqësohet nga nënsekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sedat Onal.
I pranishëm në këto negociata është edhe përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.
Takimi i parë në kryeqytetin e Kazakistanit u mbajt më 23-24 janar, nën drejtimin e Turqisë dhe Rusisë; takimi i dytë më 15-26 shkurt, ndërsa takimi i tretë më 14-15 mars.
