-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Arrestohen 46 persona për sulmin në xhaminë në Medina

Më të lexuarat

Autoritetet saudite kanë raportuar se kanë arrestuar 46 persona, nën dyshimin se kanë lidhje me një sulm vetëvrasës vitin e kaluar në qytetin e Medinës.

Në mesin e të arrestuarve janë 32 shtetas sauditë dhe 14 shtetas të huaj, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve SPA, duke cituar një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Mansour al-Turki.

“Hetimet kanë zbuluar se personat e arrestuar ishin drejtpërdrejt të përfshirë në sulmin që kishte për cak besimtarët në xhamin e profetit”, ka thënë al-Turki.

Në korrik të vitit të kaluar, katër policë u vranë në një sulm vetëvrasës pranë Xhamisë së Profetit, në perëndim të qytetit Media.

Ky sulm shkaktoi zemërim në mbarë botën islame, pasi ai ndodhi pranë xhamisë në vendin e dytë më të shenjtë të islamit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit