10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Stoltenberg: Turqia është aleati kyç i NATO-s

Më të lexuarat

“Turqia është aleati ynë kyç. Kjo është e tillë për shkak të shumë arsyeve si për nga pozita gjeostrategjike por edhe si vend kufitar me Irakun dhe Sirinë”, tha Stoltenberg

LA VALLETTA (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se “Turqia e cila ka qenë e ekspozuar ndaj përpjekjes së dështuar për grusht shteti ka të drejtë të mbrojë veten dhe të gjejë personat pas kësaj por kjo duhet të jetë në përputhje me respektimin e sundimit të ligjit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg ka marrë pjesë në takimin e ministrave të vendeve anëtare të BE-së i cili është mbajtur në kryeqytetin Valletta të Maltës dhe ka bërë disa deklarata në lidhje me Turqinë.

Pas një pyetjeje në lidhje me pezullimin e kryer ditën e djeshme në Turqi për më shumë se 9 mijë punonjës të policisë me arsyetimin se janë të bashkuar ose janë të lidhur me Organizatën terroriste FETO/Strukturën e shtetit paralel (FETO/PDY), Stoltenberg, tha se “Turqia e cila ka qenë e ekspozuar ndaj përpjekjes së dështuar për grusht shteti ka të drejtë të mbrojë veten dhe të gjejë personat pas kësaj por kjo duhet të jetë në përputhje me respektimin e sundimit të ligjit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit