Një platformë iraniane e naftës u fundos në Gjirin Persik gjatë përpjekjes së ndërmarrë për instalimin e saj, njofton edicioni i Internetit “Zaviya” i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ekspertët iranianë shpresojnë ta ngrenë platformën me kosto prej 40 milionë $ nga thellësia 80 m, megjithatë deri më tani kushtet e motit nuk e mundësojnë këtë gjë.
“Sapo të përmirësohet moti në këtë rajon ne do të fillojmë të marrim masa për ta ngritur konstruksionin nga fundi i Gjirit Persik”, – përcjell “Zaviya” fjalët e përfaqësuesit të kompanisë iraniane të naftës dhe gazit “Pars”.