-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Britanikët po krijojnë një imazh të keq të mbretërisë së vet për të penguar…

Më të lexuarat

Autoritetet britanike kanë ndërmend të lansojnë projektin e anti-reklamës së vendit të vet në Rumani dhe Bullgari. Me paraqitjen e Britanisë së Madhe nën një dritë sa më të keqe, Londra shpreson të trembë, të pengojë emigrantët potencialë, fluksi i të cilëve mund të vërshojë në Mbretërinë e Bashkuar vitin e ardhshëm. Pikërisht atëherë përfundon afati i veprimit të kuotave për hyrjen në vend të qytetarëve të shteteve anëtare të reja të BE-së.
Në vitin 2007 Britania e Madhe vendosi të aplikojë të drejtën e shtyrjes për shtatë-vjet të kohës së hapjes së kufijve të vet për shtetet anëtare të reja të BE-së – Rumaninë dhe Bullgarinë. Në vitin 2004, gjatë valës së parë të zgjerimit të Bashkimit të Evropian, kur në të kanë hyrë Sllovenia, Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Letonia, Lituania, Estonia, Sllovakia, Qipro dhe Malta, Londra nuk e bëri këtë. Gjë për të cilën u pendua më vonë, thotë ekspertja ruse Ekaterina Kuznjecova:
– Kur në Bashkimin Evropian hynë 10 shtete, kryesisht vende të Evropës Lindore, qe parashikuar njëfarë periudhe tranzitore për hapjen e tregut të punës. Por Britania e Madhe ishte një nga vendet që vendosi ta hapë menjëherë tregun e vet për qytetarët e anëtarëve të rinj të BE-së. Meqenëse vendet e tjera, veçanërisht Franca dhe Gjermania, ishin të mbyllura për këta qytetarë, fluksi kryesor i emigrantëve u drejtua pikërisht në Britaninë e Madhe. Ndërsa këta ishin disa qindra mijë njerëz.

Në parim, nuk mund të thuhet se të ardhurit u bënë një barrë e rëndë, e papërballueshme për infrastrukturën sociale të Britanisë së Madhe. Pjesa më e madhe e tyre gjetën punë dhe u sistemuan mirë, për ndihma sociale dhe kujdes shëndetësor nuk drejtoheshin dhe aq shumë emigrantë. Por megjithatë për vendin nuk ishte aspak e lehtë që të “kapërdinte, të bluante” për një kohë të shkurtër një numër kaq të madh banorësh të rinj. Madje më tepër se kaq, popullsia rrënjëse filloi të shprehte periodikisht pakënaqësinë e vet në lidhje me këtë fluks të madh të ardhurish në vend. Prandaj Londra u përpoq për ta mbrojtur maksimalisht veten tashmë nga vala e dytë e emigracionit. Fillimisht ajo vendosi karantinën 7-vjeçare për rumunët dhe bullgarët, kurse tani po ndryshon testet për të zhvendosurit (emigrantët). Për të fituar të drejtën e vënies së këmbës në tokën britanike ata do të duhet të dinë jo vetëm procedurën e intervistimit gjatë pranimit në punë dhe të kuptojnë veçoritë e sistemit bankar, por edhe të jenë në korrent të arritjeve sportive të vendit dhe të zhvillimit të ngjarjeve historike. Është parashikuar se ata që do të kalojnë me sukses testin do të kenë 3 muaj kohë për punësim. Përndryshe emigrantin e pret deportimi nga Britania e Madhe.

Londra është duke luftuar me të gjitha forcat për t’i mbyllur derën para hundës të ardhurve të rinj, sidomos rumunëve, të cilët gëzojnë namin më të keq në Evropë, vë në dukje Shefi i Katedrës të Ekonomisë së BE-së të Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO), Oleg Barabanov:

– Rumania u bë “trablmeykerom” (turbulluesja) kryesore në BE, veçanërisht në vendet e gjuhëve romane. Në veçanti, në Itali u rrit dukshëm elementi kriminal kur atje vërshoi fluksi i papërmbajtshëm i emigrantëve nga Rumania. Policia italiane shpall publikisht se janë pikërisht rumunët ata që kontrollojnë mafian e kokainës. Një sërë politikanësh italianë madje dolën me propozimet për të kufizuar hyrjen e rumunëve në Itali. Rrjedhimisht tani, kur po zhduken kuotat e përkohshme të punës, britanikët i druhen përsëritjes në vend të fatit të Italisë në këtë aspekt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit