Akupunktura ka qenë pjesë e mjekësisë kineze që prej mijra vjetësh. Sipas kësaj fushe mjeksore trupi përshkohet nga 14 vija. Këto, të cilat ndryshen njihen si meridiane, përçojnë “rrymën e energjisë” dhe duhet të jenë të lidhura me organet e brendshme të trupit dhe funksionet e tyre.
Përgjatë meridianeve janë përcaktuar 360 pika akupunkture. Gjilpërat nguliten në thellësi të ndryshme në këto pika të këtij rrjeti të trupit.
Studimet shkencore kanë treguar se akupunktura ndihmon midis të tjerash në rastet e migrenës dhe të astmës alergjike. Prania e meridianeve në trupin tonë nuk është arritur të vërtetohet deri më sot. Por anatomia e pikave të akupunkturës është e sigurtë.
Pikat e akupunkturës dallohen me saktësi pasiqë në 90-95 përqind të rasteve ato janë më të forta se pjesa tjetër e lëkurës që i rrethon. Edhe efekti dhimbjelehtësues i kësaj terapie shtysash është gjithashtu i shpjegueshëm.
Dhimbjet përcillen si shtysa elektrike përmes fibrave nervore për në një vend bisekstil të palcës së kurrizit i cili është neuroni i pasbrijës. Prej këndej shtysa arrin trurin e madh. Dhimbja, vetëm pasi ka mbërritur këtu, arrin të ndjehet. Përmes akupunkturës shtysa e dhimbjes zbutet dhe shpërndahet që në neuronin e pasbrijës duke mos u përcjellur në trurin e madh.
Akupunktura u shfaq për herë të parë në Europë në qindvjeçarin e 17-të, por nuk arriti të zinte rrënjë. Revolucioni kulturor i viteve ’60-të në Kinë solli një përkushtim ndaj vlerave tradicionale. Kështu, kjo terapi shtysash pa një ngritje të re brendapërbrenda Azisë. Vetëm nga fillimi i viteve ’70-të arriti akupunktura të futej në lëmet e mjekësisë së provuar dhe të shkencës perëndimore. Kështu, që prej vitit 1975 organizata botërore e shëndetit ka kërkuar të kryhen studime të mëtejshme mbi këtë terapi mijëvjeçare shërimi. Dijet e mbledhura nga kjo fushë u kanë ardhur sot në ndihmë shumë pacientëve.
Përgatiti Alvin Ekmekçiu