Irani: Rajoni do të shndërrohet në “ferr” për SHBA-në për shkak të Ngushticës së Hormuzit

Më të lexuarat

Irani paralajmëroi sot se rajoni do të bëhet “ferr” për SHBA-në lidhur me tensionet që rrethojnë Ngushticën e Hormuzit

 

Irani paralajmëroi sot se rajoni do të bëhet “ferr” për SHBA-në lidhur me tensionet që rrethojnë Ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu.

Në komentet e qarkulluara nga Agjencia e Lajmeve Mehr, komandanti i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Seyed Majid Mousavi paralajmëroi kundër përpjekjeve për të kërcënuar “Ngushticën e shenjtë të Hormuzit”.

“Nëse e bëni Ngushticën e Hormuzit të pasigurt, ne do ta kthejmë rajonin në ferr për ju nga i gjithë Irani”, tha ai.

Mousavi e përshkroi paralajmërimin si një përgjigje ndaj “guximit amerikan” në rajon.

Më parë, IRGC-ja tha se 18 objektiva të mëdha ushtarake amerikane u goditën në bazat “Ali Al Salem” dhe “Ahmad Al Jaber” në Kuvajt, së bashku me bazën “Sheikh Isa” në Bahrein.

Zhvillimet erdhën mes tensioneve të përshkallëzuara me shpejtësi pas sulmeve të SHBA-së në jug të Iranit dhe njoftimit pasues të Teheranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit për të gjitha anijet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit