Dëbimi i njerëzve nga Gaza dhe Kurani – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

 

Tentativat për të larguar popullin palestinez nga toka e tyre janë të hershme dhe të vazhdueshme. Edhe këto ditë dëgjuam deklaratën e kryetarit të shtetit më të fuqishëm në botë, i cili kërkon që të largon popullin palestinez nga Gaza dhe në atë vend të ndërton resorte për pushime verore.

Ishte një deklaratë, të cilën jo vetëm populli palestinez edhe përfaqësuesit e tyre e kundërshtuan ashpër, por edhe shtetet arabe të rajonit, madje edhe ato të Europës edhe shtetet e mëdha të botës, si Federata Ruse edhe Republika popullore e Kinës.

Me gjithëse qëndrimet e shteteve mund të kenë dy kuptime, ato të publikuara edhe ato që zhvillohen nën tavolin edhe me kalimin e kohës të dalin në shesh shumë të vërteta të cilat janë fshehur me vite e dekada, e të befasohemi me to, qëndrimet e Kuranit janë tejhistorike, janë krejtësisht të vërteta edhe nuk pranojnë kuptime të ndryshme dhe të kundërta.

Kur i referohemi Kuranit fisnik në lidhje me këtë fenomen do e gjejmë ajetin e 13 të sures Ibrahim, ku Allahu i Madhërishëm, thotë:

﴿وَقَالَ ٱلَّذِینَ كَفَرُوا۟ لِرُسُلِهِمۡ لَنُخۡرِجَنَّكُم مِّنۡ أَرۡضِنَاۤ أَوۡ لَتَعُودُنَّ فِی مِلَّتِنَاۖ فَأَوۡحَىٰۤ إِلَیۡهِمۡ رَبُّهُمۡ لَنُهۡلِكَنَّ ٱلظَّـٰلِمِینَ﴾ [إبراهيم ١٣]

Ata që mohuan të dërguarit e vet thanë: “Për Zotin, ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!”

E atyre (të dërguarëve) Zoti u shpalli; Ne gjithqysh do t’i shkatërrojmë zullumqarët. (Irbahim: 13).

Ajeti kuranor na i jep disa sinjale në kuptimin e traditës së jobesimtarëve karshi besimtarëve, sidomos në kohëra kur besimtarët janë të dobët edhe jobesimtarët janë të mahnitur me forcën që kanë edhe nënshtrimin që e gjejnë te shumë shtete e liderë shtetërorë servil.

Gjatë analizës së këtij ajeti dhe disa ajeteve që lidhen me të mund ti nxjerrim disa mësime e porosi, të cilat na ndihmojnë të kuptojmë zhvillimet strategjike në Palestinë në përgjithësi e në Gaza në veçanti, e të mos frikësohemi e të bëhemi gati për kompromise edhe nënshtrim edhe të mëtutjeshëm edhe më të madh.

Prej mësimeve edhe porosive që mund ti nxjerrim janë edhe këto:

  1. Ky është zakoni i jobesimtarëve, i kërcënohen vazhdimisht besimtarëve se do i dëbojnë nga vendi i tyre, vatani i tyre, sikurse nuk u mjaftoi tendeca e tyre për ti nxjerrur nga udhëzimi apo duke kundërshtuar thirrjen drejtuar atyre për udhëzim, edhe dëmet e vazhdueshme të cilat ua bënin besimtarëve.
  2. Allahu u jep myzhde besimtarëve përball këtij plani për pastrim etnik edhe dëbim nga vendlindja e tyre se vendimi i Allahut është më i madh edhe më i prerë edhe më i sigurtë, e ky vendim është shkatërrimi i këtyre zullumqarëve që kërcënonin me këtë plan.
  3. Allahu shpalli e tha:

﴿فَأَوۡحَىٰۤ إِلَیۡهِمۡ رَبُّهُمۡ لَنُهۡلِكَنَّ ٱلظَّـٰلِمِینَ﴾

 “E atyre (të dërguarëve) Zoti u shpalli; Ne gjithqysh do t’i shkatërrojmë zullumqarët”.

Ky ajet Kuranor i ngjan ajetit nga Sureja El-Isra, i cili i drejtohet idhujtarëve kurejshtit e thotë:

﴿وَإنْ كادُوا لَيَسْتَفِزُّونَكَ مِنَ الأرْضِ لِيُخْرِجُوكَ مِنها وإذًا لا يَلْبَثُونَ خِلافَكَ إلّا قَلِيلًا﴾ [الإسراء: ٧٦] .

“Në të vërtetë, ata po përpiqen të të trembin që të të dëbojnë ty nga vendi, por atëherë, ata, pas ikjes sate, aty do të qëndronin vetëm pak kohë”. (El-Isra: 76).

  • Kjo myzhde shkon edhe më larg, këtyre besimtarëve të kërcënuar për dëbim u premton se ata do banojnë në tokat e këtyre jobesimtarëve, të cilët Allahu do i shkatërroje.
  • Në ajetin e 14 nga Sureja Ibrahim, vazhdon Allahu i Madhërishëm dhe thotë:

﴿لَنُهۡلِكَنَّ ٱلظَّـٰلِمِینَ * وَلَنُسۡكِنَنَّكُمُ ٱلۡأَرۡضَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ﴾  [إبراهيم١٣- ١٤]

“Ne gjithqysh do t’i shkatërrojmë zullumqarët. e pas tyre do t’ju vendosim në tokën e tyre”. (Ibrahim: 13-14).

  • Këto dy myzhde: shkatërrimi i jobesimtarëve edhe banimi i besimtarëve në tokën e tyre, janë premtime të sigurta për ata që  kanë frikë të paraqiten para madhërisë së Allahut, në Ditën e Llogarisë, që kanë frikë kërcënimet edhe ndëshkimet e Tija.

﴿ذَ ٰ⁠لِكَ لِمَنۡ خَافَ مَقَامِی وَخَافَ وَعِیدِ﴾ [إبراهيم ١٤

“Kjo është për ata që kanë frikë nga qëndrimi para Meje (për gjykim) dhe i tremben premtimit (dënimit) Tim.” (Ibrahim: 14).

Myzhde për ju banorë të Palestinës!

Myzhde për ju banorë të Gazës!

Shpresoni çdo të mirë!

Mos u mashtroni me marshimin e jobesimtarëve, manifestimin e arrogancës së tyre, sepse koha për shkatërrimin e kriminelëve është afruar, sidomos me fillimin e kërcënimeve për t’ju dëbuar nga atdheu i juaj.

Detyrë e juaj është vetëm të realizoni kushtët, të cilat i përmend Allahu i Madhërishëm në ajetin 11 dhe 12 të Sures Ibrahim:

﴿وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡیَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ * وَمَا لَنَاۤ أَلَّا نَتَوَكَّلَ عَلَى ٱللَّهِ وَقَدۡ هَدَىٰنَا سُبُلَنَاۚ وَلَنَصۡبِرَنَّ عَلَىٰ مَاۤ ءَاذَیۡتُمُونَاۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡیَتَوَكَّلِ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ﴾ [إبراهيم١١- ١٢] .

“pra, besimtarët le t’i mbështeten vetëm Allahut. E përse të mos i mbështetemi Allahu derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejt). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do të përballojmë mundimet që na i bëni, e vetëm Allahut le t’i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë Atij i mbështeten”. (Ibrahim: 11-13).

Kushtet që shihen qartë në këto dy ajete janë:

  • Mbështetja në Allahun.
  • Rezistenca karshi dëmtimeve që ua bëjnë.
  • Durimi në këtë rrugë deri në fitore.

Allahu i shkatërroftë kurthet e jobesimtarëve!

Allahu i shkatërroftë agresorët!

Allahu u ndihmoftë popujve të shtypur kudo që janë ata, e sidomos popullit palestinez, e në veçanti popullit të Gazës! Amin!

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit