-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shqipëria i lejon EULEX-it hetimet, për akuzat e Dick Marty

Më të lexuarat

Në Shqipëri qeveria njoftoi sot miratimin e një ligji të posaçëm i cili i njeh misionit EULEX në Kosovë autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri lidhur me akuzat e përfshira në raportin e relatorit të Këshillit të Evropës Dick Marty, për një trafik të mundshëm organesh të zhvilluar nga UCK në fund të viteve ’90 edhe në territorin shqiptar.

‪Kryeministri Sali Berisha saktësoi se ligji i cili do të duhet të kalojë me procedurë të përshpejtuar në parlament, krijon bazën e nevojshme për një hetim të plotë. Berisha përsëriti edhe një herë qëndrimin e autoriteteve shqiptare se Raporti Marty nuk bazohet në asnjë fakt evident dhe se relatori i Këshillit të Evropës është i njohur, sipas tij, për qëndrimet antishqiptare. Pavarësisht kësaj, Shqipëria ka theksuar gjithnjë gatishmërinë e saj për hetimin e kësaj çështjeje, duke mbështetur idenë se hetimet do të mbyllnin një kapitull shpifjesh të rënda, sipas autoriteteve shqiptare.
Dyshimet për një trafik të mundshëm organesh kanë qarkulluar prej kohesh. Në fillim të viteve 2000, prokurorët e Hagës zhvilluan një hetim i cili u mbyll për mungesë provash. Më pas debatet u rihapën pas botimit të një libri të prokurores së Hagës Carla del Ponte, ndërsa në fund të 2010 anëtari i asamblesë së Këshillit te Evropës paraqiti raportin e tij i cili u miratua në Janar të vitit të kaluar. Grupi i hetuesve të EULEX drejtohet nga prokurori amerikan John Clint Williamson./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit