3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“Mburoja e Eufratit”: Erdogani paralajmëron për operacione dhe në territorin irakian

Më të lexuarat

I nxitur nga sulmet mbi kufirin turk, operacioni ushtarak “Mburoja e Eufratit” do të niste më 24 gusht të një viti më parë, për të përfunduar suksesshëm para pak ditësh, më 29 mars.

Mbështetur dhe nga Ushtria e Lirë Siriane, operacioni i forcave ushtarake turke do të synonte të eliminonte kërcënimet që vinin nga territori sirian përgjatë kufirit turk.

Një varg operacionesh do të sillnin spastrimin e një hapësirë të konsiderueshme të territorit sirian, me detyrën të përfunduar së fundi.

I ftuar për një intervistë në kanalin informativ televiziv NTV, presidenti turk ka paralajmëruar dhe për një fazë të dytë e të tretë të operacionit “Mburoja e Eufratit”, e që do të shtrihet dhe në territorin irakian.

“Operacioni i ardhshëm do të ketë jo [vetëm] një dimension sirian, [por] gjithashtu një dimension irakian,” i tha Erdogani intervistuesit të kanalit të njohur informativ turk.

Ai përmendi situatën në Sinxhar, që, sipas tij, ishte përkeqësuar, me rrezikun për t’u kthyer në një qendër të terroristëve të PKK-së. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit