Në fshatin Bardh i Madh (Bellaqevcë), gjegjësisht në xhaminë e këtij fshati të Fushë Kosovës ka ndodhur pajtimi ndërmjet familjes Gashi dhe Tërmkolli.
Ky akt pajtimi, transmeton Telegrafi, ka ndodhur në prezencën e shumë hoxhallarëve dhe të pranishmëve të tjerë, në mesin e lotëve dhe vajit.
Gjithashtu në këtë pajtim ka qenë e pranishme edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli.
Bëhet fjalë për një falje gjaku të bërë nga familja Gashi për familjen Tërmkolli.
Ndryshe, në vitin 2014, Shaban Termkolli, e kishte vrarë Labinot Gashin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Dv5XFGiw5jg