3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

OBSH: Ja arsyet pse sallamrat dhe proshutat shkaktojnë kancer

Më të lexuarat

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se mishi i përpunuar – si proshuta, sallami, salçiçet – shkaktojnë kancer.

Por, çfarë është mishi i përpunuar dhe pse është aq i keq ai për trupin tuaj?

Mishi i përpunuar është një lloj mishi i cili është transformuar përmes kriposjes, fermentimit, tymosjes dhe proceseve të tjera për të përmirësuar shijen e tij.

Kriposja

Kripa ul në mënyrë drastike mundësinë e kalbjes së mishit pa e mbajtur fare atë në frigorifer – 4.5% e salsiçes është kripë.

Fermentimi

Gjatë procesit të fermentimit në mish shtohet një “baktere miqësore” për të hequr bakteren e dëmshme në mish.

Tymosja

Tymosja shton përbërës antimikrobial në mish, duke e ngadalësuar kështu kalbjen e tij.

Grila

Gatimi i mishit në temperaturë të lartë mund të kontribuojë në rrezikun nga kanceri.

Sa është i keq ky mish?
Ngrënia e sasive të mëdha të mishit të përpunuar rrit rrezikun nga kanceri në zorrë dhe kanceri në stomak. Shkencëtarët thonë se mishi i përpunuar vret 34,000 njerëz çdo vit.

Shkaktarët e tjerë të vdekjeve çdo vit:

Mishi i kuq: 50,000
Duhani: 1,000,000
Alkooli: 600,000
Ndotja e ajrit: 200,000

Burimi: Businessinsider

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit