12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Dënohet kosovari që futi kontrabandë 600 refugjatë sirianë në Austri: U merrte nga 600 euro për person

Më të lexuarat

Janë gjykuar dy persona. Njëri (kosovar) ka marrë një dënim prej dy vjet e gjysmë burg ndërsa tjetri, shtetas turk, 15 muaj burg

Dy persona janë dënuar të mërkurën për trafikim të refugjatëve nga Gjykata e Landit në Kornenberg, Austri. Njëri (kosovar) ka marrë një dënim prej dy vjet e gjysmë burg ndërsa tjetri, shtetas turk, 15 muaj burg.

Kosovari 39 vjeçar ngarkohej se, duke qenë pjesë e një rrjeti trafikantësh, ka sjellë në Austri gjithsej 600 refugjatë, shkruan orf.at. Për t`i transportuar nga kufiri Serbi-Hungari deri në Vjenë, ai i kërkonte nga 600 euro për person, transmeton albinfo.ch. Kështu, nga shkurti 2015 deri në fillim të marsit të vitit 2016, kosovari e ka bërë rreth 60 herë këtë rrugë, me makinën e ngarkuar.

I akuzuari i dytë, një turk 44 vjeçar që jeton në Salzburg, ka vozitur refugjatë me taksinë e tij duke ua mundësuar kalimin e kufirit me Gjermaninë. Secilën herë merrte nga 140 euro për linjë.

Kontrabanda me refugjatë në mes viteve 2015-2016 ka qenë një problem akut në Austri dhe së këndejmi një ndër bizneset më fitimprurëse në përgjithësi”, ka thënë prokurori i lëndës. Prandaj shteti juridik ka për detyrë të tregoj se një veprimtari e tillë ilegale nuk është e pranueshme.

Nga ana tjetër, avokati ka përkujtuar se gjatë kohës së valës së madhe të refugjatëve, qeveria u kishte bërë apel taksistëve që të angazhoheshin, përcjell albinfo.ch. Kështu, avokati ka kërkuar lirim nga akuza duke iu referuar faktit se të dy të akuzuarit kanë pranuar veprën dhe se kosovari është pothuaj 100% invalid ndërsa kosovari ka qenë deri tash i pa përfshirë në vepra penale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit